Ibrahimoviç hedh akuza të forta ndaj kampionatit anglez

Ibrahimoviç hedh akuza të forta ndaj kampionatit anglez

Sulmuesi i Los Angeles Galaxy, Zlatan Ibrahimoviç tha se kampionati anglez është i mbivlerësuar si dhe tha se Premier League ishte me fat që ai nuk luajti atje në moshë të re.

“Premier League më ka pëlqyer pasi është stimuluese dhe argëtuese, por nga ana e kualitetit, nga pikëpamja e cilësive individuale, është pak e mbivlerësuar. Në këtë kampionat, edhe nëse je më i miri, nuk do të kesh sukses po nuk mbajte ritmin.

Futbolli anglez kishte fatin që nuk vajta për të luajtur atje 10 vjet më parë. Nëse bëra atë që u pa në moshën 35 vjeç, imagjinoni se çfarë mund të kisha bërë në moshën 25-vjeçare. Shkruanin se do të përfundoja në karrige me rrota, por ishte e kundërta”, tha Ibrahimoviç. /albeu.com/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *