ILPP realizoi trajnimin tre ditor “Femrat në IT dhe Inxhinieri”

ILPP realizoi trajnimin tre ditor “Femrat në IT dhe Inxhinieri”

Në kuadër të projektit “Femrat në IT dhe inxhinieri” i realizuar nga Instituti për Lidership dhe Politikat Publike, ku prej 40 femrave të reja – nga të cilët 20 profesionistë kryesisht në fushën e Shkencave Kompjuterike dhe 23 profesionistë në fushën e Inxhinierisë, ishin pjesë në trajnimin tre-ditor për aftësitë e të mësuarit për qasjen në tregun e punës.

Investimi i kohës dhe burimeve në gjeneratën e femrave të reja është një mënyrë përmes së cilës ka impakt në politikat e një vendi drejt formimit të një shoqërie të ekuilibruar gjinore në të gjitha nivelet. Afrimi i tregut të punës me besim dhe kompetencë është një kontribut i drejtpërdrejtë në jetën dhe karrierën e dikujt.

Trajnimi në fjalë është zhvilluar në ambientet e Univeristetit të Tetovës dhe Univeristetin e Evropës Juglindore, me trajnuesit: Menan Selimi, Gjorgji Gogo.Rafajlovski dhe Visar Ademi.

Projekti “Femrat në IT dhe inxhinieri” është mbështetur nga Ambasada Amerikane, Maqedoni e Veriut.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *