Iniciativa qytetare “Boll më” hap zyrë për ndihmë juridike falas

Iniciativa qytetare “Boll më” hap zyrë për ndihmë juridike falas
Foto: Portalb.mk

Të gjithë personat të cilët konsiderojnë se janë dëmtuar nga kompania EVN dhe KRRE, nga sot do të kenë një zyrë ku do të pajisen me ndihmë juridike falas nga persona përkatës të kësaj fushe. Hapja e kësaj zyre u bë sot në Tetovë. Sipas profesorit Jeton Shasivari nga “Boll Më”, kjo zyrë do të jetë zëri i qytetarëve kundrejt padrejtësive ju bëhen në pagesën e faturës së energjisë elektrike, shkruan Portalb.mk.

Ne një prononcim për Portalb.mk, Shasivari potencoi se kjo zyrë do të jetë posaçërisht e rëndësishme për kategorinë e qytetarëve më të rrezikuar dhe më të goditur me shtrenjtimin e fundit të energjisë elektrike.

Jeton Shasivari
Jeton Shasivari

“Ideja themelore e hapjes së zyrës së Iniciativës qytetare BOLL MË në Tetovë është që të ofrohet një asistencë ose ndihmë juridike-ligjore falas për të gjithë konsumatorët e dëmtuar nga EVN dhe KRRE, sidomos për kategorinë e qytetarëve më të rrezikuar dhe më të goditur me shtrenjtimin e fundit agresiv, tinzar dhe të padrejtë të rrymës elektrike në kurriz të qytetarëve dhe vetëm në dobi të kompanive monopoliste zhvatëse energjetike” tha Jeton Shasivari.

Ai shtoi se këto kompani humbjen e tyre e mbulojnë duke zhvatur dhe vjedhur qytetarët e pafajshëm, pikërisht për këtë arsye zyra për ndihmë juridike falas do të ketë të angazhuar jurist të cilët do të zbardhin rastet e tilla kundrejt personave fizik dhe juridik.

“Padrejtësia kryesore është se profitin e humbur të këtyre kompanive zhvatëse duhet ta mbulojnë qytetarët me pagesën e çmimit më të shtrenjtë të rrymës elektrike ndërsa menaxhuesit e këtyre kompanive do të vazhdojnë me rehatinë e tyre në kurriz të qytetarëve”, tha profesori Shasivari nga “Boll Më”.

Ndryshe, nga iniciativa “Boll Më” deri tani kanë shprehur revoltën e tyre në forma të ndryshme, edhe atë duke protestuar në qendër të qytetit të Tetovës, para EVN-së, duke bllokuar rrugë të ndryshme, kjo e fundit sipas Shasivarit është një “qasje legaliste kundër padrejtësive dhe cenimeve të ndryshme të të drejtave të konsumatorëve” që sipas tij, ju bëhen qytetarëve nga ana e EVN-së dhe Komisionit Rregullator Energjetik.

Më poshtë mund ta ndiqni edhe konferencën për shtyp gjatë hapjes së zyrës për ndihmë juridike falas.https://www.facebook.com/v2.3/plugins/video.php?allowfullscreen=true&app_id=249643311490&channel=https%3A%2F%2Fstaticxx.facebook.com%2Fx%2Fconnect%2Fxd_arbiter%2F%3Fversion%3D46%23cb%3Df1e0f935794533%26domain%3Dportalb.mk%26origin%3Dhttps%253A%252F%252Fportalb.mk%252Ff3ba1afa77235cc%26relation%3Dparent.parent&container_width=869&href=https%3A%2F%2Fwww.facebook.com%2Fkrenar.osmani.3%2Fvideos%2F10159876741754672%2F%3Fnotif_id%3D1608294283656998%26notif_t%3Dlive_video%26ref%3Dnotif&locale=en_US&sdk=joey

RMV, “Boll më” dekoruan EVN-në me trofeun “Hajni i Artë”, propozim ligji së shpejti në kuvend 

Iniciativa “Boll më” me datë 4 dhjetor i dhuroi filialit të EVN-së në Tetovë trofeun “Hajni i artë”. Me këtë, siç thonë aktivistët që që kërkojnë ulje të çmimit të rrymës në RMV, dëshirojnë të “shpërblejnë” këtë kompani për të gjitha të arriturat gjatë funksionimit të saj. Në ndërkohë, vazhdojnë punët për propozim ligjin e iniciativës.

Kërkesat e tyre i mbushin 4 muaj e gjysmë, çdo javë nga 1 protestë, asnjë reagim nga kompetentët!

Nga “Boll më” për injorimin e kërkesave të tyre nga ana e institucioneve kompetente theksuan se krijohen dyshime se këta të fundit janë të lidhura me njëra tjetrën, duke mos i lejuar ata të realizojnë politika të cilat kushtimisht do ta dëmtonin EVN-në.

“Nuk mundet në vitin 2020 të kemi kështu zhvatje dhe diskriminimi kundrejt shqiptare. Eshtë java e 14, katër muaj e gjysmë i kemi evidentuar të gjitha të metat dhe gabimet, manipulimet e EVN-së, Elemit dhe MEPSO dhe akoma Zaev dhe Qeveria e RMV- nuk gjejnë vullnet për të miratuar kërkesat e popullit dhe taksapaguesve, kjo gjë na bën të besojmë fuqishëm se Zaev dhe të gjithë njerëzit përreth tij janë të kapur nga EVN-ja dhe interesat e oligarkëve” tha Osmani.

Propozim ligji në kuvend brenda 1 muaji

Marrë parasysh se parlamenti i RMV-së është kompetent për të plotësuar vetëm tre prej kërkesave të “Boll Më”, këta të fundit realizimin e kërkesave të tjera do ta kërkojnë përmes Qeverisë së RMV-së.

“Jo, propozim ligji nuk i ngërthen të gjitha kërkesat për shkak se një pjesë prej tyre i takojnë ekzekutivit, nga të gjitha kërkesat tre janë te propozim ligji, jemi në negociata, shpresojmë që ose në fund të këtij muaji apo fillimi janarit, të hyje në kuvend. Votat e partive shqiptare na është thënë se i kemi, na kanë premtuar. Kemi problem me vullnetin e deputetëve të partive maqedonase” tha Krenar Osmani.

Cilat janë kërkesat e këshillit organizativ?

  • Anulimi i rritjes së fundit të çmimit së energjisë elektrike.
  • Zbritja e çmimit të kilovatit për 46%.
  • Eliminimi i monopolit të EVN-së
  • Ulja e TVSH-së nga 18% në 5%.
  • Krijimi i një trupi të tretë arbitrar i cili do të monitoroje punën e EVN-së, si dhe do të shqyrtoje kërkesat-ankesat e konsumatorëve.
  • Falja e borxheve të akumuluara të rasteve sociale
  • Shlyerja e kamatë-vonesave për të gjitha shtresat e konsumatorëve.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *