Instituti për Lidership dhe Politika Publike me strategji konkrete për reduktimin e papunësisë në rajon

Instituti për Lidership dhe Politika Publike me strategji konkrete për reduktimin e papunësisë në rajon
Foto: ILPP

Para pak ditësh Agjensioni për punësim publikoi shifrat për numrin e papunësisë në vend sipas të cilëve Tetova renditet qyteti i parë me të papunë në Maqedoni. Në fakt, Shkupi me 30.638 persona të papunë kryeson listën, mirëpo kur merret parasysh se Shkupi ka mbi 600 mijë banorë në raport me Tetovën me rrethinën me mbi 180 mijë banorë, atëherë Tetova me 20.160 të papunë është qyteti i parë në vend për papunësi që ndiqet më pas nga Gostivari, Kumanova, Prilepi, Manastiri, Stuga, dhe Shtipi.

Si kundërpërgjigje e kësaj Instituti për Lidership dhe Politika Publike një kohë më të gjatë punon në këtë problematikë duke u ndihmuar të rinjve qasje më të mirë në tregun e punës dhe duke i pajisur ato me kapacitete të nevojshme për të qenë sa më kompetent për një treg të ngushtë pune.

Në kuadër të strategjisë së tyre dhe nën mbështetje të Ambasadës së ShBA-ve në Shkup, ata po përgatitin panairin e parë të karrierës online, i cili do të krijon rrjetëzimin midis të rinjve si kërkues të mundësive të punësimit dhe sektorit të biznesit dhe organizatave si punëdhënës. Një mundësi e shkëlqysheme dhe me benefite për gjithë palët e interesuara.

“Në momentin jemi në fazën e fundit të testimit të platformës e cila është bërë mu për këtë aktivitet dhe jemi të lumtur që panairin tonë do kenë mundësi t’a vizitojnë rreth 50 kompani nga vendi dhe jashtë, të cilët janë shumë të interesuar të njoftojnë të rinj të interesuar për punësim. Evente të këtilla padyshim që stimulojnë punësueshmërinë dhe përmirësojnë qasjen e të rinjve në tregun e punës” deklarojnë nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike.

Përfaqësuesit e kësaj organizate njoftuan se aktiviteti mbështetet nga Ambasada e ShBA-ve në vend në kuadër të një projekti, përmes të cilit është arritur stimulimi i vajzave dhe grave të studiojnë në degë jo shumë të zakonshme për vajzat siç është inxhinieria dhe shkencat kompjuterike. Ata kanë realizuar dhe dy akademi në fushat përkatëse për të ju mundësuar vajzave të qasen më lehtë në tregun e punës.

“Në kuadër të kampanjës për të ngritur vetëdijen e komunitetit për barazinë gjinore kemi realizuar edhe 10 video me gra të suksesshme nga vendi ynë, i cili shpresojmë do i motivojë edhe vajzat dhe gratë tjera të kenë guxim të ëndërrojnë dhe do ndihmojnë në reduktimin e stereotipave mbi baza gjinore” shtojnë nga Instituti për Lidership dhe Politika Publike.

Ato potencojnë dhe u bëjnë thirrje gjithë të rinjve dhe bizneseve të interesuar të regjistrohen në format për kontakt, që më pas me 14 prill 2021 të kenë qasje në platformën e tyre për të ndjekur Panairin e Parë të Karrierës Online.

Linku për regjistrimin e punëkërkueseve: https://forms.gle/528zMe4c8nZPX6Si7

Linku për regjistrimin e bizneseve, organizatave dhe institucioneve: https://forms.gle/7xpL73p7ZTH5TbCa6

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *