Inter në garë për Bale

Inter në garë për Bale

Skuadra italiane, Inter, është duke synuar një transferim të madh në këtë merkato.

Të udhëhequrit e Antonio Conte kanë qenë mjaft aktiv në këtë merkato, duke kryer disa transferime, si dhe duke negociuar me Romelu Lukaku, me të cilin janë shumë afër marrëveshjes.

Raportimet e fundit nga mediet italiane bëjnë të ditur se së fundmi ‘Zi kaltrit’ janë futur në garë edhe për Gareth Bale të Real Madrid.

Sipas ‘Gazzetta dello Sport’, Inter duan t’i japin Contes një nënshkrim të madh, që është Gareth Bale, transmeton lajmi.net.

Bale ka shënuar 102 gola dhe ka shtuar 64 asistime në gjashtë vite me ‘Los Blancos’, duke fituar tri Liga të Kampionëve. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *