Intervistë me regjisorin e shquar filmik Ibër Deari

Intervistë me regjisorin e shquar filmik Ibër Deari

1.Inspirimi për tu kyçur në rolin e një regjisori?

Mua çdo herë më kanë pëlqyer filmat, d.m.th. edhe kur kam qenë fëmijë e mbaj mend që jam rritur duke shikuar filma. Nuk më ka lënë përshtypje asgjë tjetër përveç filmave. Bota e filmit më është dukur më interesante se sa ajo që e kishim jashtë. Kështu që, unë si një filmofil i madh i asaj kohe, dalëngadalë filloi të më vij edhe ideja që të merrem me film, nuk e dija sigurt se çfarë është regjisori, vetëm e dija se çfarë dua, Inspirimet e para i kam pasur nga regjisorët botërore si Sergio Leone, Quentin Tarantino dhe shumë të tjerë.

2. Cilin film që e keni realizuar është më i veçanti për ju?

Deri më sot mendoj që kam xhiruar mjaftueshëm, i kam më shumë se 10 filma të metrazhit shkurtër ku jam si regjisor! Përveç punës si regjisor, kam qenë edhe drejtori i fotografisë në tre filma te metrazhit gjatë, filma dokumentar. Nga filmat e metrazhit shkurtër, të jem i sinqertë me asnjërin nuk jam i lumtur por me të gjithë filmat jam krenar, pasi që kam arritur me te gjithë filmat ti përfundoj me një suksese dhe secilin film jam shëtitur ne festivale ose kam fituar vlerësime të mira. Të bësh film më të vërtet është një lufte e madhe ku kalon shumë periudhe depresive, ankthi dhe plotë stres. Por, nëse duhet të veçoj njërin nga filmat e mi qe kam realizuar deri me sot, atëherë do kisha zgjedhur filmin e metrazhit të shkurtër “TOKA”.

3. Përvoja juaj në New York – International FilmMaker, Festival of New York.

Një përvoje shumë e mirë, këto 3 vitet e fundit jam pjesë e festivalit si selektor i filmave në festival. Për mua është një përgjegjësi e madhe por edhe e bukur! Fundja kjo është puna ime të shikoj filma dhe kur të gjej mundësi të realizoj. Ndoshta pjesa më se shumti ku kënaqem është koha kur ndodh festivali, pasi që vijnë shume filmbërës të huaj dhe kemi shumë diskutime rreth filmave! Vetëm duke folur, debatuar e duke diskutuar për filma e mbaj vetën gjallë dhe më jep vullnet për të vazhduar me bërjen e filmave.

4. Sa e vështirë është të bësh film në vendin tonë?

Të bërit film është punë e vështirë, jo vetëm në vendin tonë por në gjithë vendet e botës, procesi i një filmit është proces i rëndë, nga fillimi i një filmit e deri në premiere është një rrugë shume e gjatë që merr kohe me vite, kërkon shumë përgjegjësi, shumë angazhim, përkushtim dhe punë.

Në vendin tonë nuk jemi edhe shumë keq, duke e marr parasysh që vendi jonë është vend i vogël dhe nuk ka industri filmi! Ka projekte ose artistë që përkrahen e nuk bëjnë asgjë kreative, ka edhe prej tyre që aspak nuk përkrahen dhe bëjnë shumë gjëra me vlerë dhe kreative. Nuk ka ndonjë formulë për një film të mirë përveç që te vazhdohet e të punohet. Regjisorët nuk duhet të presin momentin e duhur për ta bërë filmin e mirë, çdo ditë apo çdo natë është momenti i duhur për një film të mirë. Vetëm se duhet të jenë të përgatitur, të guximshëm dhe ta duan apo të besojnë në projektin që ata janë duke e realizuar.

5. Projekti juaj i ri ‘TË GJITHË E KËRKOJNË REXHON’ ka gjetur përkrahje edhe nga agjencia e filmit, na trego diçka me shume rreth këtij projekti?

‘Te gjithë e kërkojnë Rexhon’ do jetë filmi im i pare i metrazhit të gjatë . Është një skenar i shkruar nga unë dhe bashkë skenaristi Artin Selmani. Kemi punuar gjatë në këtë skenar, një tregim mjaft interesant për tu pa në film, Rexho është një personazh interesant për publikun tone, ka një temë universale, do kuptohet lehtë e mirë, një film që mendoj që do komunikon shume lehtë me publikun tonë dhe publikun në botë. Ne tani vetëm jemi proces të filmin, pritet të hapet audicioni për aktorët, dhe parapërgatitje për xhirime…. nëse gjithçka shkon në rregull atëherë do jemi gati edhe për nisjen e xhirimeve të filmit.

6. Ku e shikoni veten në të ardhmen në ushtrimin e profesionit?

Nuk jam shume i saktë në parashikime, por mendoj që nëse gjithçka do jetë në rregull në vendin tonë, sigurisht do jem duke bërë filma e duke shëtitur nëpër festivale. Për mua kjo është e mjaftueshme.

7. Çfarë këshille do i jepni artisteve te rijnë në vendin tonë?

Kemi shumë artiste të rinjë që janë me të vërtet artist dhe nuk e kanë guximin të merren me art, këtyre do i kisha këshilluar që të besojnë në vetën e tyre dhe të vazhdojnë të merren me art, në gjitha fushat e artit që ata i kanë zgjedhur. Për secilin do vije dita që të kane një mundësi për të na treguar talentin e tyre.
Artistet e rinj në vendin tonë duhet të bashkëpunojnë më shumë, të punojnë dhe të guxojnë.

/bonzo.info/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *