Iva Tiço: “Vetmia, një nga pasuritë më të mëdha të jetës”

Iva Tiço: “Vetmia, një nga pasuritë më të mëdha të jetës”
E huazuar nga https://www.instagram.com/ivatico/

Shkrimtare, analiste, blogere dhe figurë shumë e dashur për publikun shqiptar. Iva Tiço është një perosnazh i cili me thjeshtësinë e saj pushton ekranin. Edhepse jo në ekspozimin e parë televiziv, ajo fitoi zemrën e publikut përgjate pjesemarrjes së saj si juri në programin “Dancing with the stars”, transmeton Bon Zo.

Pas një karriere të gjatë në media, ajo rikthehet tek publiku me një libër shumë të veçantë dhe inovativ, sidomos për mentalitetin tonë. Në një intervistë ekskluzive për portalin rinor BonZo.info, Iva ndan me lexuesit më tepër rreth vetes, librave të saj, blogut dhe autorit të saj të preferuar. Shijojeni!

  1. Frymëzimi për të shkruar libër?

Kam vite që i shkruaj ato tregime urbane dhe skica që gjenden të përmbledhura në librin “Për vete”. Pas shumë vitesh përvoje me të tilla shkrime si pjesë e “Blogu i një vajze single ose aty rrotull” mendova që shumë prej tyre, ato që nuk mund t’i botoja në rrjet sepse më dukeshin personale, të keqkuptueshme, që mund të keqpërdoreshin, duhej të takonin lexuesin e tyre në një libër.

 

  1. Përse e keni titulluar blogun tuaj pikërisht “Blogu i një vajze single, ose aty rrotull”.

Në atë kohë kur e nisa, në vitin 2011, pa emër në revistë, e mendova si kolonë të ngjashme me telefilmin “Sex and the city”, ndaj dhe u quajt “Single and dhe City”. Ishte kjo përqasje që bëri lexuesit e parë besnikë dhe duke parë suksesin nisa të shkruaj më rregullisht dhe më seriozosht me emër dhe me foto. Emri ndërkaq kishte ngjitur, nuk mund ta ndryshoja më.

  1. Disavantazhet me të cilat ballafaqohet shtypi shqiptar?

Me gjithë disavantazhet me të cilat përballet edhe ekonomia shqiptare, disavantazhet që vijnë nga një treg i vogël dhe informal. Gjithsesi shtypi është një nga gjërat më të përparuara të Shqipërisë.
 

  1. Nga rrjedh tërë kjo energji pozitive për zellin ndaj punës si gazetare? 

Faleminderit që më bëni qejfin që e quani zell. Do doja në fakt ta kisha zellin, është e vetmja gjë që më mungon. Dashuri po. Kam provuar të bëj dhe punë të tjera, me PR apo dhe krejtësisht jashtë botës së medias, jam paguar edhe më shumë sesa si gazetare. Asnjë prej tyre nuk me jep lumturinë që me jep botimi i një shkrimi, ndaj them që është thjesht dashuri. Po të kisha dhe zell do ishte shumë më mirë. Do të isha shumë më mirë profesionalisht.

 

 

  1. Si erdhe deri tek ideja e librit “Për vete”?

E kam ditur gjithmonë që do vinte dita do botoja libra. Nuk dija se çfarë, por dija që po. Këtë ma kërkuan të tjerët, kishin vite që e prisnin të botoja këtë përmbledhje për shkak të blogut. Një libër pa blogun ai po që është sfida ime e vërtetë.

 

 

  1. Meqë ju jeni e apasionuar pas shkrimeve për të qenurit single, sa e vështirë është të jesh një femër single në një shoqëri patriarkale si kjo e jona?

Nuk jam e apasionuar pas shkrimeve të të qenit single: jam e apasianuar pas shkrimeve për gratë e pavarura. Libri dhe blogu im nuk kanë lidhje me kuptimin e ngushtë e të pasurit një burrë apo jo, por me vetërealizmin e grave dhe vajzave pavarësisht lidhjeve sentimentale.

  1. Cfarë do i sugjeroje Ivës së të 20-ave të saj?

Kalo pak më shumë kohë me familjarët, që sot nuk i ke më.

 

 

  1. Cila është arsyeja, pse çdo vajzë single, e martuar, e divorcuar ose në një lidhje të komplikuar duhet të lexoj librin tuaj? 

Për të njohur histori të ngjashme me të vetat dhe për të kuptuar se çdo gjë që ndodh nuk është fundi i botës: ke shumë shoqe si vetja.

 

 

  1. Meqë gjithmonë ju më tepër ju drejtoheni grave dhe vajzave në shkrimet tuaja, cili do ishte një mesazh për lexuesit meshkuj në portalin rinor BON ZO?

Nuk më duket se u drejtohem vajzave në shkrimet e mia, nuk e bëj kurrë ndarjen mes gjinive. U drejtohem njerëzve në përgjithësi, edhe pse shkruaj histori “vajzash”. Ndaj dhe nuk mund të jap mesazhe të ndryshme për gjini të ndryshme.

 

  1. Duke e ditur se Murakami është autori yt i preferuar, cili është mësimi më i mirë që keni marrë nga ai?

Eshtë një prej autorëve të preferuar të viteve të fundit. Veç shumë gjërave që më pëlqejnë në librat e tij, më ka bërë ta shoh me tjetër sy vetminë, të më duket një nga pasuritë më të mëdha të jetës. /bonzo.info/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *