Ivanov dëshmoi për “27 prillin”: Nuk kisha në plan të shpall gjendje të luftës, gjithçka u nxit nga një artikull në media

Ivanov dëshmoi për “27 prillin”: Nuk kisha në plan të shpall gjendje të luftës, gjithçka u nxit nga një artikull në media
Foto: Ilustrim

Ish presidenti i shtetit, Gjorge Ivanov ka dëshmuar për sulmin në Kuvend më 27 prill të 2017-s.

Pas dëshmimit, ai ka sqaruar se në seancë ka folur për gjendjen e luftës e cila në atë kohe thuhej se po planifikohet të shpallet nga, në atë kohë presindet, Ivanovi.

“Unë publikisht e kam thënë qëndrimin tim se i përkrahi dhe do t’i përkrah iniciativën “Për Maqedoni të përbashkët” dhe se gjendja e luftës dhe gjithçka që ka të bëjë me të, doli nga një javore një javë para se të ndodhin ngjarjet e 27 prillit. Do të thotë më 21 prill, ekziston artikull i mbushur me spekulime, dezinformata dhe lirisht të them, çmendurira, i cili u interpretua dhe komentua në shumë media një javë para ngjarjeve të 27 prillit. Ajo u publikua edhe në media ndërkombëtare, që ndikoi edhe në tensioninimi i situatës në Maqedoni të Veriut”, tha Ivanov, transmeton TV21.

Ai ka sqaruar tri dispozitat se kur duhet të shpallet gjendje e luftës, dhe siç tha, asnjëra nga ato nuk ka qenë e përmbushur në ato momente. Ndërkaq, vlerësoi, se “shqetësimi në shtet erdhi pas artikullit në media”.

“Në vitin 2001 ne kishim konflikt të armatosur dhe nuk u shpall gjendje e luftës. Kjo dukshëm është një skenar apo një shembull për ndasi psikologjike”, tha Ivanov.

Edhe pse u pyet nga gazetarët se a është takuar mbrëmjen e 27 prillit me ndonjë nga të akuzuarit e “27 Prillit”, Ivanov iku nga pyetja duke mos dhënë përgjigje.

Rasti i “27 prillit” gjendet në procedurën dëshmuese dhe e udhëheq gjykatësi Ilia Tërpkov, ndërsa përfaqësuese e aktakuzës është Villma Ruskovska./Tv21/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *