Izair Emini I Siguron 3 Pikë Të Mëdha Dritës

Izair Emini I Siguron 3 Pikë Të Mëdha Dritës

Izair Emini ka luajtur rolin e heroit të Dritës së Gjilanit, teksa sot shënoi golin e vetëm për skuadrën e strategut shkupjan, Ardian Nuhiu në ndeshjen kundër Dukagjinit, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse Drita ishte favorite në këtë përballje, fitoren e siguroi vetëm në minutat shtesë të takimit, edhe atë falë penaltisë së ekzekutuar në mënyrë të saktë nga ana e futbollistit tetovar. Përveç Eminit, kontribut në këtë fitore dhanë edhe Ardian Cuculi dhe Bunjamin Shabani, që gjithashtu kishin rastet e tyre për të shënuar, ndërsa në portë sërish u paraqit i pazëvendësueshmi, Darko Tofiloski, ish portier i Pobedës.

Me këtë fitore Drita rikthehet në pozitën e dytë me 27 pikë, 3 më pak se Ballkani i vendit të parë, që sot në Suharekë barazoi 1:1 me Llapin e Tahir Batatinës.

Sebino Plaku nga pika e bardhë në minutën e 33-të kaloi në epërsi skuadrën nga Podujeva, ndërkohë barazimin skuadrës së trajnerit Ismet Munishi, i’a siguroi Arbër Potoku me golin e realizuar në minutën e 72-të.

Ndeshja tjetër e javës së 14-të në Superligë që ishte në program sot, ishte ajo midis Drenicës dhe Trepçës ’89, në të cilën përballje në fund vendasit iu gëzuan fitores 3:2.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme, është ajo midis Prishtinës dhe Feronikelit, që starton në ora 18:00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

 

/infosport.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *