“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

“Jam lodhur duke u munduar të jem e fortë tërë kohën”

Jam lodhur duke e ndjerë nevojën se duhet të jem e fortë tërë kohën. Këtë lodhje e ndjejë në eshtra dhe në shpirt.

Jam lodhur duke aktruar se nuk ka asnjë problem. Nuk mundem më të aktroj se jam në rregull, transmeton Telegrafi.

Gjithmonë jam ndjerë se disi nuk mund të arrijë çdo gjë që dua, se nuk jam e aftë t’i bëjë gjërat vet. Gjithmonë i kam admiruar njerëzit e fortë dhe të pavarur, por asnjëherë nuk kam menduar se do të bëhem si ta. Megjithëse, jam bërë saktësisht ashtu.

Sidoqoftë, çdo gjë që ka limit dhe unë kam arritur limitin tim.

E kam mbajtur veten për një kohë të gjatë, kam qenë e fortë për gjithë tjerët dhe për veten. Dhe gjatë kohës kur isha duke qëndruar në dy këmbët e mia, jeta ka qenë duke më goditur, duke më marrë gjithçka çfarë kam dashur.

Ndihem sikurse nuk më lejohet të qajë. Ndihem sikurse nuk më lejohet të thyhem sepse askush nuk e pret këtë nga unë. Njerëzit presin nga unë të jem e fortë tërë kohën. Në fakt, ata janë mësuar me këtë gjë sepse asnjëherë nuk jam treguar e dobët me dikë.

Dhe ky është problemi. Sepse ata nuk mendojnë që ka ndonjë gjë që më thyen mua. Ata mendojnë se nuk kam nevojë për ndihmë. Ata mendojnë se jam krejtësisht në rregull, pasi që jam e fortë dhe e vetë-përmbushur.

E vërteta është se unë ndjej shumë dhe shfaqi pak. Kur jam e vetme natën, ndonjëherë qajë deri më harxhohen lotët sepse jam lodhur nga gjithçka. Jam lodhur duke u bërë gjithmonë shtylla e tjerëve.

Edhe unë kam nevojë për dikë të më mbështetë dhe të jetë aty për mua. Edhe unë kam nevojë që dikush të më dëgjoj. Kam nevojë të më përqafoj dikush. Dikush që më kupton kur i them sa e vështirë është kjo për mua.

Dua të ndalem së aktruari. Dua ta shfaq anën time të dobët pa i zhgënjyer njerëzit që presin nga unë të jem e fortë. Dua të mbështetem te dikush tjetër për të ndryshuar. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *