Jennifer Garner: Nuk dua që fëmijët e mi të jepen pas botës materialiste

Jennifer Garner: Nuk dua që fëmijët e mi të jepen pas botës materialiste

Jennifer Garner është nënë e tre fëmijëve.

Ajo dhe ish-burri i saj, aktori Ben Affleck, kanë vajzat Violet (13), Seraphina Rose Elizabeth (10), djalin, Samuel (6) dhe pse janë të shkurorëzuar, dyshja hollivudiane së bashku i rrisin fëmijët e tyre.

Ndërsa jeta e tyre është nën syrin vigjilent të publikut, prapa dyerve të mbyllura, bukuroshja thotë se ata janë si çdo familje tjetër e zakonshme. E pyetur nëse bën jetë të magjepsur, Garner pohoi se përjeton çdo moment të jetës si krejt njerëzimi.

“Ne jemi si çdo familje tjetër që mund ta imagjinoni. Gjatë kohës sime të lirë, jemi vazhdimisht së bashku. Familja ime është në radhë të parë dhe më pëlqen shumë kur qeshim”, tha ajo.

Aktorja vuri në dukje se është e rëndësishme që fëmijët e saj të mos jenë materialistë në jetë dhe për këtë arsye shpesh i dërgon në një fermë familjare për të mësuar se bota materiale nuk është gjëja më e rëndësishme.

“Unë dua që ata të dinë se nuk kemi nevojë për të gjitha këto gjëra në mënyrë që të bëjmë jetë të lumtur”, përfundoi Garner.

Ndrysh, 46-vjeçarja është duke punuar në projekte të reja filmike që do të shfaqen gjatë këtij viti në ekranet e mëdha të kinemave. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *