Jeta është me të vërtetë interesante…

Jeta është me të vërtetë interesante…
businessman in big sunlight office looking to window

Jeta është me të vërtetë interesante…Është njejtë sikur je ulur në një zyrë me dritare të mëdha dhe pamja që ke jashtë është aq shumëngjyrëshe sa që ndryshon në çdo moment dhe e gjitha që mund të bësh ti është të vëzhgosh në qetësi kolazhin e këtyre momenteve.

Mëma natyrë gjelbërohet, lulet fillojnë të hapen dhe shpirtërat e njerëzve fillojnë të ngrohen.

Ndërkohë fillon të bjerë shi dhe frynë një erë e madhe sikur gjethet e drunjve bien jo ngase duhet të bien por nga frika e madhe e kësaj ere të furishme.

Dhe në fund pamja ndryshohet tërësisht dhe e gjithë mëma natyrë kthehet në të bardhë. Tani…shpirtërat e njerëzve i pastron vetëm bora.

Por ne…ne përsëri ngelemi aty ku jemi, përsëri ngelemi të njejtë dhe s’mund të bëjmë asgjë tjetër veçse të shikojmë atë që na servohet përpara.

Jeta vazhdon dhe ne nuk pyetemi fare nëse jemi të lumtur ose jo, ajo thjeshtë vazhdon sikur një tren, destinacioni i të cilës është i pafund por që ndalon vetëm për të marr më shumë njerëz në të.

/bonzo.info/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *