Jetoni këtu se do t’ju paguajmë: Qyteti italian që ofron bonuse për banorët e rinj

Jetoni këtu se do t’ju paguajmë: Qyteti italian që ofron bonuse për banorët e rinj

Jetoni këtu se do t’ju paguajmë: Qyteti italian që ofron bonuse për banorët e rinj

Kryebashkiaku i qytetit Italian Candela, gjeti më në fund një zgjidhje për popullsinë në rënie, Ç’i motivon njerëzit më shumë se paraja? Asgjë. Dhe prandaj, Nicola Gatta, ofron bonuse për të gjithë italianët apo shtetasti e huaj që shpërngulen në Candela.

 

Momentalisht, qyteti ka 2700 banorë dhe kryebashkiaku ofron deri 2,000 euro për t’i nxitur njerëzit të jetojnë aty.

“Funksionon kështu: 800 euro për beqarët, 1,200 për çiftet dhe 1,500 deri 1,800 euro për familjet me tre anëtarë, si dhe mbi 2,000 euro për familjet me katër apo pesë persona,” shpjegon dora e djathtë e kryebashkiakut.

Qyteti madje ofron edhe përjashtim nga disa lloje taksash.

Për t’u përzgjedhur duhen plotësuar tre kushte, sigurisht: Banorët e rinj duhet të shpërngulen në Candela, të marrin me qira një shtëpi dhe të jenë të punësuar ku paguhen minimalisht 7,500 euro në vit.

“Nuk duam që njerëzit të mendojnë se do të jetojnë në kurriz të bashkisë. Gjithë banorët e rinj duhet të punojnë dhe të kenë të ardhura fikse,” shtoi zëdhënësi i bashkisë.

Deri tani, gjashtë familje janë shpërngulur dhe kanë vazhduar me jetët e tyre. Pesë të tjera kanë aplikuar.

Qyteti është i qetë, familjar dhe mikpritës. Plazhet më të mira janë vetëm një orë larg me makinë dhe në Candela gjendet rrugina më e ngushtë në botë, vetëm 35cm e gjerë.

/anabel.al

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *