Jonida Vokshi daljen e parë në publik me Besnikun e bën në emisionin e saj: “Më erdhi dita ta vë në siklet”

Jonida Vokshi daljen e parë në publik me Besnikun e bën në emisionin e saj: “Më erdhi dita ta vë në siklet”

Lajmi se Jonida Vokshi ishte prej vitesh në një lidhje me aktorin dhe producentin e serialit “O Sa Mirë”, Besnik Krapi, dhe madje po planifikonte dhe martesën më të, i kapi të gjithë papregatitur. Kjo pasi moderatorja ka ditur si ta mbajë jetën e saj private larg syte të mëdias dhe asgjë nuk dihej rreth kësaj lidhje dashurie.

 

Por tani duket se më në fund çifti është gati për të bërë daljen e tyre të parë në publik dhe ku më mirë se në emisionin që vetë Jonida drejton në Digitalb, ‘Personale’.

Ajo ka publikuar para disa orësh një video në Instagram, ku tregon një pjesë të shkrutër të intervistës që ka realizuar me Besnikun dhe pjesa më e madhe e saj mbizotërohet nga të qeshurat e batutat. Bashkangjitur me videon Jonida shkruan: “Jam shumë e lumtur që më erdhi dita ta zë ngushtë e ta vë në siklet..

Dhe pavarësisht faktit që biseda mes tyre është pak e vështirë për tu dëgjuar si duhet, mund të kuptojmë se ata kanë vendosur që dasmën e tyre ta bëjnë në shtator, sepse Jonida e pyet në një moment partnerin e saj: “Kemi të reja nga ty, në shtator do të martohesh apo jo?”.

Ndërkohë mund të zbulojmë dhe se çfarë mendon aktori për nusen e tij të ardhshme, të cilën ai e përshkruan si “loqk”, që është gjëja më kosovare e të gjitha kohërave.

via GIPHY

 

Gjithsesi, të gjithë mund të biem dakord që ata shkojnë shumë me njëri-tjetrin dhe mezi presim momentin kur dasma e tyre të bëhet kryefjala e showbizit shqiptar. /Blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *