Katër gjëra që duhet të dish para se të presësh flokët si yjet e famshme

Katër gjëra që duhet të dish para se të presësh flokët si yjet e famshme

Prej gati dy vitesh, prerja e flokëve në gjatësi mesatare, pak sipër supeve, e njohur si prerja ‘The Bob’, është modeli i preferuar i vajzave të famshme, shqiptare dhe të huaja

Tapeti i kuq i Oscars vërtetoi edhe njëherë që Bob mbetet një ndër të preferuarit. Madje pa frikë mund të themi që momentalisht është i preferuari edhe i atyre që u betuan të mbanin përjetë flokë si të Rapunzel-it.

Në vijim gjeni një listë të shkurtër me këshilla që duhet t’i keni parasysh nëse prerja e ardhshme e flokëve është: The Bob!

Duhet të nisni të rimendoni për grimin

Bob ka nevojë për një grim më minimalist: buzëkuq nude, qerpikë të lyer dhe pudër. Një model i tillë flokësh nxjerr në pah fytyrën, ndaj sigurohuni të mos e teproni me tone të errëta apo shumë shkëlqim.

Do të hyni në një botë të tërë aksesorësh

Aksesorë për flokë? Po. Duke qenë që flokët në gjatësi mesatare ta vështirësojnë punën kur bëhet fjalë për t’i kapur bisht, duhet të nisni të investoni tek disa aksesorë, që do t’ju vijnë në ndihmë në ditët e vështira.

Gjithë vëmendjen e ka dekolteja, qafa dhe supet

Flokët e shkurtër ose në gjatësi mesatare si Bob nxjerrin në pah supet, dekoltenë dhe qafën. Që të mos ngjani më e thjeshtë seç duhet, bëni pjesë të gardërobës disa veshje që përshtaten me modelin e ri të flokëve: një golf i trashë, këmishë, bluza me jakë. Mund të vishni edhe fustane me dekolte të theksuar, por mos harroni aksesorët.

Blini pajisje që nuk dëmtojnë flokët

Ndonëse mund të keni flokët më të shëndetshëm dhe më të bukur në planet, Bob nuk është një ndër ato modelet e flokëve “zgjohu dhe dil nga shtëpia”. Për shkak të gjatësisë, do t’ju duhet pak më shumë kohë për t’i stiluar siç duhet. Njëkohësisht që të mos i dëmtoni, sigurohuni që pajisjet si pjastër, tharëse, mashë për kaçurrelat, të jenë cilësore dhe të mbrojnë flokun nga nxehtësia. /Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *