“A Ke Gjetë Naj Djalë Moj? Mocaniket E Tua Edhe Fmijë Kanë Ba!”

“A Ke Gjetë Naj Djalë Moj? Mocaniket E Tua Edhe Fmijë Kanë Ba!”

Me i pritë 23 vjetë “n’shpi t’babës”, edhe mes urimesh t’bajramit s’ke me pshtu pa i ikë pyetjës:” a ka najsen tre? A ke gjetë naj djalë mori? Hajt çka po pret ma, vaktin e ki, mocanikët tua kanë ba edhe fëmijë e ti hale nji burrë se bane…”

Edhe ajo kusherina jem që u martu nëntëmbëdhjetë vjet, e qē është e obligune me i vesh funat deri n’fund kamës per çef t’vjehrrës, që s’del prej derës t’shpisë pa lejen e saj,ma boni nji ditë” s’di vallah çka u ba me ty, tylifarë qpife po martohet, e ti hale nuk e gjete kerkon..”
E kqyra, e ia dhash nji buzëqeshje t’shtirun se i pritofta debatit me të…
Edhe ajo shoqja jem që u pat martu pesëmbëdhjetë vjet, që e la shkollën n’gjysë m’pati thanë: ma mirë me shku te burri e re, se sa me i pritë njëzetë vjetë tu bredhë kafëve”.
Masnej mas martesës filloj me” bredhë” kafeve fshehtas burrit t’saj..
M’kujtohet n’njëzetë vjetorin tem, nji shoqe e mamit m’pati thanë:” une nusën e djalit tem plakë e t’rrudhtë se marrë”. Garant kka qef me marrë nji t’mitun e me lujt me ta qysh donë, qashtu qysh e patë qu edhe çikën e saj te burri, hala pa e kry shkollën…

Sot tu e vu makeup-in u afru mami, e tu m’kçyr m’tha: si kukull je bre evladë, s’di ça pe qet këta dreç, e masnej shtoj: me t’kallxu diçka, m’kanë lodh gjinja tu m’vet a i ke rahatu çikat? Çka po presin ma? Niherë zgiedhin, po dikur kanë me mledhë. Po une po iu thom çikat e mija po dojnë shkollë niherë e jo burrë, veç vallah bre çika jem inati po m’vjen kaniherë, kur po ma bajnë shoqet u bana vjehërr, u bana gjyshe…

E pash edhe vetë sa e kishin lodhë edhe mamin këto fjalë, njësoje qysh m’kane lodhë edhe mu..
Kesha, e i thashë: A thu a duhet me ndje këtë inat ma shumë ajo shoqja jote që e martojë çikën e saj jasht për letra, e ja prishi kunorën burri, tu i thanë nana m’ka shti me t’marrë se s’tkom dashtë kurrë?
A ajo tjetra që ia la shkollën ngjysë, e tash iu ka ba barrë tu i majtë edhe mesat e nipat me gjithë çikë e dhandërr?
Apo asaj që iu përgjaket çika prej dhunës t’burrit, po sherri i fjalëve t’hallkut e len me jetu n’qatë tmerr?

E pash fytyrën e mamit, durt e saj i ndjeva n’krahëror tem, e zani saj m’pershkoi nëper vesh: Unë s’kom çikë me hup, ma mirë hiç se asi çeni…

Nëse ti e ke prioritet t’i përkasësh dikujt qysh kur ti mbërrinë t’pesëmbëdhjetat, nëse patjetër t’duhët përkrahja e nji burri për me arritë diçka n’jetë, e nuk t’mjafton ajo e familjes edhe motivimi i vetvetës. Nëse ti e ki qellimin te ai djali me letra t’Zvicrrës qe ka me ta ba jetën si “princeshave” n’Disney. Mos meno se secila çikë tjetër i ndanë qëllimet e dëshirat e njejta me ty! Jo secila mendon qe bota sillet veç rreth nji burri, e se gjithçka n’këtë jetë është veç burrë…

Autore: Eranda Hyseni
supergrate.net

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *