Kë zgjedh Enca mes Noizy-t dhe Muharrem Ahmetit?

Kë zgjedh Enca mes Noizy-t dhe Muharrem Ahmetit?

Që marrëdhënia mes Noizy-t dhe Encës nuk është siç ka qenë më parë, nuk është më lajm. Megjithatë ndjekësit e tyre janë gjithmonë kuriozë të dinë nëse dy ish-bashkëpuntorët flasin me njëri-tjetrin, janë “pajtuar” apo vazhdojnë të kenë hatërmbetje mes tyre.

Kujtojmë që ata përveç miqësisë që kanë pasur, kanë realizuar dhe një prej këngëve më shumë të klikuara shqiptare “Bow Down”, të cilën për habinë e të gjithëve, Enca e ktheu në Youtube para pak kohësh.

Megjithatë, pavarësisht asaj që menduan njerëzit, duket se kjo nuk ishte një shenjë paqeje mes tyre. Vetëm javën e kaluar, në një intervistë të shkurtër në një prej rubrikave të emisionit “Thumb”, Enca zbuloi se tani këndonte një version të ri të “Bow Down” ku thoshte: “Bow down to myself and myself, kërkush sun më nali”.

E sikur të mos mjafonte kjo, në videon e asaj që do të shohim këtë të shtunë në emisionin “Xing me Ermalin”, ku të ftuar do të jenë Enca dhe Muharrem Ahmeti, këngëtares i kërkohet të zgjedhë pikërisht mes këtij të fundit dhe Noizy-t. Enca zgjedh Rremën dhe mijëra zemra OTR u thyen:

Por nëse shërben si ngushëllim, Enca zgjodhi sërish Muharrem Ahmetin, kur ju kërkua nga Ermali që të zgjidhte mes tij dhe Edi Ramës. Madje duket ajo ka një marrëdhënie të afërt me këngëtarin e muzikës tallava, me të cilin ka realizuar këngën më të fundit “Hajde”, pasi për Muharremin, Enca është motra që nuk e ka pasur kurrë.

Tani na mbetet vetëm të shpresojmë që marrëdhënia mes tyre nuk do të prishet një ditë të bukur, ashtu siç ndodhi me Noizy-n, sepse kësaj rradhe do të ishte vërtetë shumë për tu përballuar. /Blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *