Kënga e ABBA votohet si kënga më e mirë e Eurovision-eve

Kënga e ABBA votohet si kënga më e mirë e Eurovision-eve

Waterloo” e grupit muzikor Abba është cilësuar si kënga më e bukur e të gjitha kohërave në Eurovizion nga shikuesit e BBC-së.

Katërshja nga Suedia e fitoi kompeticionin më të rëndësishëm të muzikës europiane me këtë këngë në 1974 në Brighton. Kënga, e cila kryesoi për shumë javë listat në Mbretërinë e Bashkuar, i hapi rrugën drejt famës grupit, që arriti të shiste afro 6 milionë kopje të saj.

Të Premten, korporata njoftoi listën e shkurtër për programin që përfshinte këngët klasike të Eurovision nga Verka Serduchka, Loreen, Alexander Rybak, Netta, si dhe Bucks Fizz, Conchita Ëurst

Por ishin Agnetha, Anni-Frid, Benny dhe Bjorn ata që përfundimisht triumfuan, me metaforën e tyre muzikore në lidhje me gëzimet e dorëzimit të dashurisë. /alsat/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *