Këngëtarja shqiptare i bashkohet Vetëvendosjes

Këngëtarja shqiptare i bashkohet Vetëvendosjes

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar anëtaren e re të partisë së tij.

Albin Kurti, përmes një postimi në Facebook, ka bërë të ditur se këngëtarja Enkelejda Arifi i është bashkuar Vetëvendosjes, shkruan lajmi.net.

Kurti, po ashtu njoftoi se Arifi është edhe në listën e kandidatëve të Vetëvendosjes për deputetë të Kuvendit të Kosovës.

KY ËSHTË STATUSI I PLOTË I KURTIT, PA NDËRHYRJE:

“Këngëtarja e mirënjohur shqiptare, Enkelejda Arifi, na është bashkuar në Lëvizje dhe është në listën e kandidatëve të VETËVENDOSJE!-s për deputete në Kuvendin e Kosovës. Ajo vjen nga Durrësi ku është shkolluar për muzikë (flautë dhe kanto) dhe jeton në Gjilan ku punon si zyrtare për kulturë në komunë që nga viti 2010.

Ajo është këngëtare profesioniste prej 25 vitesh dhe ka një krijimtari të gjerë ku përfshihen dhjetra albume e këngë të zhanreve të ndryshme.

Enkelejda në vitet 2001 e 2002 ishte mësimdhënëse në shkollën fillore “Abdullah Tahiri” të Malishevës në Gjilan, pastaj deri në 2006 ka punuar në programin për shoqërinë civile të NDI, për të vazhduar në vitin 2007 si koordinatore e NDI për Gjilan. Në vitet 2008 dhe 2009 ka qenë pjesë e KQZ-së në Gjilan si dhe trajnere për procesin zgjedhor. Ka përvojë disa vjeçare dhe është eksperte në avokim, lobim, monitorim të pushtetit lokal dhe procesit zgjedhor.

Me këngën në zemër dhe me këngëtaren Enkelejda ecim drejt fitores më 6 tetor 2019″. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *