Këshillat e Angelina Jolie janë gjithçka duhet të dëgjojmë, sot!

Këshillat e Angelina Jolie janë gjithçka duhet të dëgjojmë, sot!

Angelina Jolie, është një nga yjet e Hollivudit, e cila do të jetë në kopertinën e Harper’s Bazaar për dhjetorin. Përveçse aktore, 20 vitet e fundit të jetës së saj ajo ia ka dedikuar edhe humanizmit, duke luftuar kundër varfërisë ekstreme dhe dhunës seksuale, duke punuar me Agjencitë e Refugjatëve të Kombeve të Bashkuara, për të siguruar të drejtat e njerëzve në të gjithë botën.

Në një intervistë, Angelina ka folur hapur për amësinë, filantropinë dhe ‘plagët e dukshme e të padukshme’ që janë shënuar në trupin e saj përgjatë këtyre viteve. Ajo gjithashtu vlerësoi të gjithë ata që përpiqen të ndryshojnë botën dhe janë këtu për të na kujtuar se puna nuk ka mbaruar , duke thënë: ” Kjo është një kohë lufte dhe nëse ka një gjë për të cilën duhet luftuar janë liritë dhe të drejtat e njeriut. Dhe nëse ne kemi lirinë, duhet të luftojmë për të tjerat që nuk i kemi’.
Jolie thotë se “edhe ne që jemi të lirë, të egër, të hapur e kureshtar, mund të na mbyllet jeta, me dhimbje dhe lëndime. Fëmijët e mi më njohin mirë mua dhe më kanë ndihmuar shumë herë të gjej veten. Ata kanë kaluar shumë në këtë jetë dhe unë mësoj nga forca e tyre. Si prindër, ne i inkurajojmë fëmijët tonë të përqafojnë gjithçka që zemra e tyre e di që është e dejtë, dhe ata na shikojnë pas dhe duan të njëjtën gjë për ne”.

Jolie ka folur edhe sesi i ka përballuar keqkuptime: “Unë kam një tatuazh; ‘Një lutje për zemrën e egër mbyllur në kafaz’. E kam bërë kur isha 20 vjeç. Isha me mamanë time një mbrëmje dhe ndjehesha e humbur. Isha e shqetësuar, gjithë kohës. Akoma jam. Ne po shkonim për një darkë dhe ajo filloi të më fliste për kohën e kaluar me Tennesse Williams dhe sa i donte fjalët e tij. Më tha që ai e shkroi atë, në lidhje me zemrën e egër. Ne u ngjitëm në një studio tatuazhesh dhe e bëra atë në krahun tim të majtë. Ajo më bëri atë natë të kuptoja se e egra brenda meje ekziston dhe është pjesë e imja”.

Ndërsa për shpresat e 2020, ajo thotë: “Ëndrra ime  për  2020 është që të gjithë të kuptojnë kush ata janë dhe të jenë ajo qëduan, pavarësisht gjithçkaje. Nëse mendoni se nuk po e jetoni plotësisht jetën tuaj, përpiquni të gjeni se çfarë po jua bllokon frymëmarrjen. Gjejeni dhe luftoni të kaluarën apo çdo që  nuk ju lë të ecni përpara. Kjo merr shumë forma  dhe duhen luftuar ndryshe të gjitha. Unë e them këtë në një kuptim të thellë . Për shembull  për shumë gra, liria nuk është thjesht një mundësi.  Sistemi i tyre, bashkësia, familja, qeveria punon kundër tyre”.

Ylli i Maleficient mendon se vendi më i rrezikshëm për disa gra sot është vetë shtëpia e tyre: “Ka akoma vende ku dhuna ndaj grave apo një anëtari të familjes është e ligjshme. Në më shumë se 10 shtete autorët e dhunimit shpëtojnë me një ndjekje penale. Ka më shumë se 70 milionë njerëz të larguar me forcë nga vendi i tyre, përfshirë afro 26 milionë refugjatë. Asnjë nga këto nuk është mënyra sesi funksionon bota. Është diçka jashtëzakonisht jashtë balancës. Dhe përgjigjja jonë nuk mund të jetë  grindja apo të mendojmë  vetëm për veten tonë, sepse të gjithë jemi të lidhur. Kjo është një kohë lufte dhe nëse ka një gjë për të cilën duhet luftuar janë liritë dhe të drejtat e njeriut.

Në lidhje me politikën në mbarë botën, Jolie thotë: “Ne po shohim një regres të vlerave në të gjithë botën nga shteti dhe kur qeveritë nuk veprojnë, njerëzit duhet të udhëheqin rrugën.”.Përshtati nga PopSugar, Enkeleda Bodini./dritare.net

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *