Këshilli i Ambasadorëve: Bullgaria nuk është prezantuar si vend evropian

Këshilli i Ambasadorëve: Bullgaria nuk është prezantuar si vend evropian

Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoni ka shprehur keqardhje për veton e vendosur nga Bullgaria, me çka është bllokuar nisja e negociatave të Maqedonisë së Veriut me BE-në.

Nëpërmjet një njoftimi, nga Këshilli thonë se nuk mund të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore duke mohuar të kaluarën e popujve, gjuhën dhe kulturën e tyre.

“Me këtë akt joshembullor, Bullgaria nuk prezantohet para botës si vend i orientuar drejt Evropës, që i respekton vlerat evropiane dhe standardet e vetpërcaktimit, të drejtat e njeriut, demokracinë, gjuhët dhe vlerat kulturore”, thonë nga Këshilli i Ambasadorëve.

Ata i ftojnë vendet anëtare të BE-së, sidomos Bullgarinë, të bëjnë përpjekje për të kontribuar në Këshillin e Evropës për të marrë vendimin e duhur, gjegjësisht në dhjetor BE dhe Maqedonia e Veriut ta mbajnë konferencën e parë ndërqeveritare./Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *