Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi listën e emrave të rrugëve

Këshilli i Qytetit të Shkupit e miratoi listën e emrave të rrugëve
Foto: Alsat.m

Këshilli i Qytetit të Shkupit dje e miratoi listën e regjistrit të emrave të rrugëve në kryeqytet, publikoi mbrëmë vonë në Fejsbuk kryetari i Qytetit të Shkupit Petre Shilegov.

“Përfundoi seanca e Këshillit të Qytetit të Shkupit. U miratua lista e regjistrit të emrave të rrugëve në Shkup. “Meksiçka”, “Leninova”, “Zhelezniçka”… kthehen në Shkupin tonë”, shkruajti Shilegov.

Siç njoftuan edhe më parë autoritetet e qytetit, disa rrugë në Shkup do të marrin emra të rinj, gjegjësisht do t’i kthejnë të vjetrat.

Shilegov prej më parë deklaroi se procesi ka filluar që në vitin 2019 dhe se janë përfshirë mendimet e qytetarëve, për dallim prej më parë kur me dhunë ishin riemëruar rrugët dhe ishte shkelur vullneti i shkupjanëve. Në ndryshimin e emrave kundërshtohen këshilltarët e VMRO-DPMNE-së opozitare./Zhurnal.mk/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *