Këshilli lokal socio-ekonomik i Komunës së Tetovës me plan të ri strategjik për periudhën 2021-2024

Këshilli lokal socio-ekonomik i Komunës së Tetovës me plan të ri strategjik për periudhën 2021-2024

Këshilli i Komunës së Tetovës sot, në seancën e 36-të sapo miratoi “Planin strategjik të Këshillit lokal socio-ekonomik të komunës së Tetovës për periudhën 2021-2024”.

Në periudhën shtator – nëntor të vitit 2020, Shoqata Multikultura në bashkëpunim me Këshillin lokal socio-ekonomik të Komunës së Tetovës, përgatitën planin e ri strategjik për periudhën 2021 – 2024, si nevojë për zhvillimin e mëtejshëm dhe përforcimin e rolit të këtij këshilli si aktor në dialogun ekonomik – social në nivel lokal, por gjithashtu edhe si nevojë për të zgjeruar fushëveprimin, përforcimin e rrjetëzimit dhe pjesëmarrjen më të madhe në krijimin e politikave, jo vetëm në nivel lokal por edhe në atë kombëtar.

Procesi i planifikimit strategjik ishte shumë përfshirës me pjesëmarrje të partnerëve në Këshillin lokal socio-ekonomik të Tetovës, duke përfshirë përfaqësues nga sektorë të ndryshëm në komunë, përfaqësues të arsimit fillor dhe të mesëm, përfaqësues të shoqatave të të rinjve, përfaqësues të komunave nga rajoni i Pollogut të cilët janë të interesuar për vendosjen e dialogut ekonomik-social, si dhe përfaqësues të shoqatave të punëdhënësve. U organizua punëtori dy-ditore për planifikim strategjik ku u diskutuan sfidat me të cilat ballafaqohet ky këshill në punën e deritanishme, nevojat lokale në fushën e arsimit, ekonomisë, të drejtave të punëtorëve dhe çështjeve të të rinjve.

Përpilimi i kësaj strategjie u realizua në kuadër të projektit “Bashkëpunimi lokal për dialog social”, mbështetur nga Qendra ndërkombëtare Olof Palme.

Ahmed Qazimi
Bekim Memeti
Vullnet Zenki

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *