Këto janë çantat më ‘in’ të këtij sezoni (Foto)

Këto janë çantat më ‘in’ të këtij sezoni (Foto)
Çantat që po konsiderohen si trendet e reja të kwsaj vjeshte janë prezantuar gjithandej në rrugët e  Javës së Modës nga  të gjitha të famshmet dhe blogeret.

Dizenjuesit e firmave të ndryshme kanë propozuar një serë modelesh të reja duke theksuar format nga më Sipas tendencave të reja çantat e krahut apo të dorës fillojnë nga masat më mikroskopike deri tek ato të mëdha si çanta udhëtimi.

Disa nga trendet e reja nga shtëpitë më të famshme të modës në botë janë këto:

1.The Volon, çanta Cindy Flower

Firma e njohur The Volon ka prezantuar modelin e ri “Cindy Flower”, një çantë dore në formë qeseje , e cila gjendet në disa ngjyra.

2.Chloe, çanta Tess

Firma e famshme e çantave Chloe, këtë vjeshtë ka sjellë modelin “Tess”, në përmasa të vogla dhe të madhe.  Çanta ka dy rripa ngjyrë floriri dhe një rreth metalik të madh në mes.

3.Dior, çanta Saddle

Krijuar në vitin 2000 nga John Galliano për Dior, kjo çantë në formën e samarit u rikthye gjatë verës dhe me siguri do të qëndrojë si trend edhe gjatë dimrit.Kjo çantë mjaft e veçantë vjen në madhësi të vogla dhe të rregullta, me një koleksion të gjerë ngjyrash dhe printimesh.

4.Loewe, çanta Puzzle

Kjo çantë dore e prezantuar nga Loewe, vjen në masë të vogël dhe me ngjyra të ndryshme.

5.Louis Vuitton, çanta New Wave Chain

Kjo është çanta më e re që Louis Vuitton ka nxjerrë në treg. E veçanta e saj qëndron në faktin se në dorezë shkruhet emri i firmës me ngjyra ylberi.

6.Chanel, çanta Gabrielle

Blogerja e famshme Camila Coelho mbajti një çantë të vogël ngjyrë floriri dhe të zezë Gabrielle në shfaqjen e Chanel gjatë Javës së Modës në Paris. Është projektuar nga Karl Lagerfeld i Chanel dhe përmban dy ngjyra dhe zinxhirë të dyfishtë.

7.Dior, çanta Book tote

Kjo është çanta më e madhe e koleksionit të ri, të prezantuar nga Dior. Kjo çantë me printe është mjaft e përshtatshme për udhëtime.

8.Jacquemus, çanta Le Sac Chiquito

Deri tani kjo është çanta më e vogël që kemi parë gjatë muajit të modës. Chiara Ferragni dhe Rihanna janë të parat që kanë guxuar me këtë trend.

9.JW Anderson, çanta Logo

E disponueshme në material lëkure dhe cope, çantë u dizenjua nga konsulenti i modës Loulou De Saison gjatë Javës së Modës në Londër. E gjeni në ngjyra të ndryshme.

10.Rejina Pyo, çanta Olivia

Kjo markë me qendër në Londër krijoi çantën prej lëkure të dizenjuar në mënyrë unike në ngjyrë neutrale të errët dhe pastel. Kjo çantë e vogë dore ka formë katrore të shtypur.

11.Bvlgari, çanta Serpenti Diamond Blast

Kjo është çanta e krahut prezantuar nga Bvlgari këtë sezon, e cila mbërthehet me një kokë gjarpri dhe vjen në ngjyra të ndryshme.

 

/lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *