Këto janë statistikat e Barcelonës dhe Realit në 13 ndeshjet e para

Këto janë statistikat e Barcelonës dhe Realit në 13 ndeshjet e para

Barcelona dhe Real Madrid vazhdojnë të qëndrojnë në kreun e tabelës në La Liga.

Dje Barcelona mposhti Leganes me rezultat 1-2, derisa Reali mposhti Real Sociedad me rezultat 3-1, transmeton KosovaPress.

Të dy klubet kanë zhvilluar nga 13 ndeshje. Barcelona në këto 13 ndeshje ka fituar nëntë, një barazim dhe tri humbje.

Derisa “Los Blancos” në 13 ndeshje të zhvilluara ka fituar tetë, katër barazime dhe vetëm një humbje.

Në ndeshjen e radhës Barcelona është mysafirë i Atletico Madrid, ndërsa Reali është mysafirë i Alaves.

“El Clasico” do të zhvillohet me 18 dhjetor. /topchanel/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *