Me këto metoda natyrale mund t’i shmangni rrudhat në fytyrë

Me këto metoda natyrale mund t’i shmangni rrudhat në fytyrë

Rrudhat në fytyrë janë shqetësim i përhershëm që kanë njerëzit.Ata gjithmonë kërkojnë mënyra të ndryshme për t’i reduktuar ato.

Kjo pasi ato mbulojnë fytyrën pas kalimit të një moshe të caktuar, gjë që i bën shumë persona të shpenzojnë para për t’i larguar ato, transmeton Klan Kosova.

Më poshtë mund të shihni disa këshilla natyrale për të shmangur lëkurën e rrudhur.

Mos flini kurrë me makeup në fytyrë sepse do të rezultojë në rrudha të parakohshme. Përdorni një pastrues me bazë uji dhe më pas shpërlani fytyrën me ujë të ftoftë për të ndihmuar në mbylljen e poreve.

Konsumoni vitamina A sepse ndihmojnë në riparimin e qelizave dhe frenimin e plakjes së lëkurës.

Aplikoni lëng kastraveci në fytyrë, qafë dhe gjoks të pastër.

Përgatiteni një maskë me sodë buke dhe vaj kokosi sepse kanë përfitime të mëdha kundër plakjes. Aplikojeni një deri dy minuta dhe pastaj lëreni të pushojë për dhjetë minuta. Krejt në fund shpërlajeni me ujë të ftohtë. Këtë metodë preferohet ta bëni dy herë në javë.

Një tjetër maskë efektive në shtrëngimin e lëkurës është e bardha e vezës me mjaltë, për shkak që ato rigjallërojnë lëkurën dhe pastrojnë poret. Përzieni një të bardhë veze dhe dy lugë mjaltë derisa të formohet një pastë duke e aplikuar në fytyrë dhe qafë për 20 minuta. Përsëriteni këtë metodë një herë në javë.

Mos konsumoni shumë sheqer sepse edhe kjo shkakton plakje të parakohshme.

Provoni masazhet ose maskat me vaj kokosi. Ky vaj ndihmon për lëkurën e thatë. Preferohet ta aplikoni në sasi të vogla duke masazhuar fytyrën. /lexo.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *