Këto pjesë të trupit tregojnë nëse një person do plaket shpejtë

Këto pjesë të trupit tregojnë nëse një person do plaket shpejtë
Close-up, beauty portrait of a smiling, beautiful, young woman gently holding her face between hands. Shallow DOF. Developed from RAW; retouched with special care and attention; Small amount of grain added for best final impression. Adobe RGB color profile.

Një dermatologe në Britaninë e Madhe ka thënë se disa pjesë të trupit tregojnë nëse një person do plaket shpejtë.

“Në zonën e dekoltesë, lëkura është mjaft e hollë, dhe njerëzit e lënë pas dore, veçanërisht kur bëhet fjalë për kujdesin dhe mbrojtjen nga dielli”, tha dermatologia Shereene Idriss.

Sipas saj, pjesa e dytë janë buzët, të cilat dehidrohen me kalimin e moshës dhe mund të zbulojnë shenjat e para të plakjes së lëkurës, transmeton Lajmi.net.

“Lëkura e buzëve me kalimin e moshës humbet përqindjen e keramidit, kolagjenit, elastinës dhe acidit hialuronik. Kjo do të thotë që në përgjithësi, vëllimi i buzëve zvogëlohet, dhe lëkura është më e ndjeshme për shkak të humbjes së lagështisë”, tha dermatologia.

Zona e tretë janë sytë ose lëkura përreth tyre. Janë të parët që zbulojnë se si kemi fjetur, nëse kujdesemi për këtë pjesë të fytyrës, nëse pimë shumë ujë dhe qëndrojmë shumë në ajër të pastër. Lëkura nën sy është më e hollë në fytyrë dhe nuk ka shtresa në të cilat ruhen furnizimet ose lagështia. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *