KFC Maqedoni: Do të mundësojë vizitë virtuale në kuzhinat e tyre

KFC Maqedoni: Do të mundësojë vizitë virtuale në kuzhinat e tyre

Për herë të parë në vendin tonë, KFC Maqedoni do t’i mundësojë opinionit shëtitje në kuzhinat e tyre. Kjo qasje transparente i ndryshon rregullat dhe sjell freski në industrinë hotelierike, për të cilat shpesh ka spekulime në lidhje me higjienën, cilësinë e përbërjes dhe standardin e punës.

Me shëtitje virtuale mund të vizitohen tre sektorët e kuzhinës së KFC-së: Back of House, Middle of House dhe Front of House, me çka tregohet tregimi për çdo pjesë të mishit të pulës, nga momenti i blerjes, deri te shërbimi.

Interesante është të shihet se restorantet KFC, kanë kuzhinë klasike (Back of House), ku punojnë gatues të certifikuar që e përgatitin mishin e pulës. Ky sektor është i njohur në botë dhe shpesh nuk është i pranishëm në restorantet tjera për ushqim të shpejtë, të cilët punojnë në parimin Freezer to Frier, ku rruga e mishit është drejtpërdrejt nga frigoriferi në mjetet për pjekje.

Vizita virtuale e zbulon edhe një nga sekretet në përgatitjet origjinale të mishit të punës. Bëhet fjalë për pjekjen speciale nën presion, e cila mishin e bën krokant nga jashtë, ndërsa të përkryer nga brenda, duke mos lejuar që vaji të depërtojë brenda. Ose siç e quajnë ekspertët e KFC “golden chicken standard”.

Një nga karakteristikat më impresionuese të restorantave të KFC-së, është kujdesi për standardet sanitare dhe sigurisë së ushqimit.

Kyçuni në vizitën virtuale në këtë link dhe mos harroni t’i lani duart para shujtës suaj të radhës në KFC. Vizitën virtuale mund ta shihni këtu

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *