Kina lançon satelit në hapësirë që do të transferojë të dhëna prej 10 GB për sekondë

Kina lançon satelit në hapësirë që do të transferojë të dhëna prej 10 GB për sekondë
China's Long March-2F carrier rocket transporting the manned spacecraft Shenzhou-11 blasts off from the launch pad at the Jiuquan Satellite Launch Center in Jiuquan, northwestern China's Gansu Province on October 17, 2016. China launched two astronauts into space on October 17, official media said, on a mission to its orbiting laboratory as the country works towards setting up its own space station. / AFP PHOTO / STR / China OUTSTR/AFP/Getty Images

Sateliti i prodhuar nga kompania hapësinore Galaxy Space, do të zhvillojë aktivitetet në orbitë të ulët dhe në sekonde do të transferojë të dhëna prej 10 GB.

Kina lançoi një satelit të komunikimit broadband në hapësirë që do të transferojë të dhëna prej 10 gigabajt (GB) për sekondë.

Sipas lajmit të Televizionit Qendror të Kinës (CCTV), sateliti në fjalë është lançuar në orbitë nga Qendra e Lançimit të Sateliteve Jiuquan në juglindje të vendit me anë të raketës Kuaizhou-1A.

Sateliti i prodhuar nga kompania hapësinore Galaxy Space, do të zhvillojë aktivitetet në orbitë të ulët dhe në sekond do të transferojë të dhëna prej 10 GB. Sateliti planifikohet të përdoret në vendet ku hasen vështirësi të komunikimit si oqeane, trena të shpejtë dhe avionë.

Satelitët e orbitës së ulët vendosen në orbita që janë në largësi prej 2.000 kilometra nga toka.

Kina e cila u përfshi në “garën hapësinore” pas SHBA-së dhe Rusisë, me anë të projekteve ambicioze si satelitë të perceptimit të largët, pozicionimit global, vëzhgimit, komunikimi broadband, ndërtimi i një stacioni të përhershëm hapësinor në orbitë, punime në Hënë, eksplorim në Mars dhe Jupiter synon që në vitin 2045 të jetë “lider i hapësirës”./gazetaere/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *