Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës rrugëtojnë drejt titujve kampionë

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës rrugëtojnë drejt titujve kampionë

Klubet e volejbollit të Universitetit të Tetovës rrugëtojnë drejt titujve kampionë

Në kuadër të xhiros së katërt në Ligën e parë të Maqedonisë së Veriut në volejboll, KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e meshkujve, ka shënuar fitore përballë KV “Janta Volej”, me rezultatin e thellë 3:0 në sete, në takimin që u luajt në Shkup më 30 tetor (e premte).

Me këtë fitore, klubi ynë ngjitet në vendin e parë të renditjes me 12 pikë dhe konfirmohet si njëri ndër pretendentët për titull, pasi nga 4 ndeshjet e zhvilluara ka shënuar 4 fitore, duke dominuar plotësisht ndaj kundërshtarëve në çdo aspekt të lojës.

Kapiteni i ekipit, Hamza Veseli deklaroi se ky sukses është arritur nga angazhimi i përbashkët ekipor. “Fshehtësia e këtij suksesi është si rezultat i punës së palodhshme të gjithë ekipit dhe stafit drejtues. Besoj se deri në fund do të shpallemi kampion vjeshtor”, tha kapiteni i skuadrës, Hamza Veseli.

Sikurse skuadra në kategorinë e meshkujve edhe KV “Universiteti i Tetovës”, në kategorinë e femrave, nuk njeh humbje. Në takimin e fundit, të luajtur në Tetovë kundër KV “Nakovski Volej”, më 31 tetor (e shtunë), klubi ynë triumfoi me rezultat 3:2 në sete dhe renditet në pozitën e dytë me 5 pikë, por ka një ndeshje më pak se skuadra e vendit të parë dhe nëse vazhdon me këtë ritëm, me shumë mundësi titulli do të përfundojë te ekipi i Universitetit të Tetovës.
Zyra për Informim

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *