Kompania kërkon punëtor që udhëtojnë në tërë botën dhe mbikëqyrin jahtin për 1000 në javë të tëra!

Kompania kërkon punëtor që udhëtojnë në tërë botën dhe mbikëqyrin jahtin për 1000 në javë të tëra!

Ju mund të bëni gati 60 mijë euro në vit vetëm duke mbikëqyrur jahte dhe duke udhëtuar anembanë botës.

Kompania luksoze online HushHush.com, është duke rekrutuar dikë që të mbikëqyr jahtet përpara se të dalin në shitje në faqen e internetit.

Mbikëqyrësit i të kërkohet të jetojë, të hajë dhe të fle në jaht për një javë, duke kontrolluar “funksionet, cilësinë dhe përshtatshmërinë e saj për këtë faqe”, duke përfshirë këtu mbikëqyrjen e çdo prize, dere, krevati, dushi dhe rubineti.

Ata do të paguhen afro 1 mijë euro në javë në përfundimin e çdo kontrate, kështu që në rast se do punojnë një vit, do jenë në gjendje të arrijnë të fitojnë diku rreth 60 mijë euro.

HushHush.com shet avionë privatë, vetura, jahte dhe madje edhe ishuj privatë për “individë me vlerë të lartë neto dhe shërbime për VIP”.

“Aplikanti do të mbikëqyr kryesisht jahtin dhe do ta krahasojë atë me standardet rigoroze të HushHush.com për të parë nëse i plotëson ato”, thotë kompania.

Aplikantët duhet të jenë të paktën 21 vjeç, të kenë një pasaportë të vlefshme dhe të jenë në dispozicion për të punuar gjatë gjithë vitit.

Ata gjithashtu duhet të jenë “të besueshëm, të punojnë fuqishëm, të kenë sy për detaje dhe stil për të shkruar shqyrtimet e detajuara”. /Lajmi.net/ 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *