Konfirmojnë Lakers, ja kur do të kthehet LeBron James

Konfirmojnë Lakers, ja kur do të kthehet LeBron James
LeBron James aktualisht është duke vuajtur nga një lëndim në ije, që e ka lënë atë jashtë parketit tash e një kohë.

Ylli i NBA pësoi këtë lëndim në ndeshjen kundër Golden State, në ndeshjen e Krishtlindjes, kur e la skuadrën e tij, saktësisht në çerekun e tretë.

Që nga atëherë “mbreti” nuk ka bërë asnjë aktivitet që lidhet me basketbollin, dhe së fundmi janë shpërndarë disa thashetheme se ai mund ta humb një pjesë të konsiderueshme të sezonit.

Por,  skuadra e Los Angeles Lakers ka dhënë të rejat e fundit zyrtare, që tregojnë për gjendjen fizike të njërit prej më të mirëve në historinë e NBA.

LeBron James me gjasë do të kthehet për ndeshjen e së premtes tjetër, të cilën Lakers e luajnë kundër Oklahoma City Thunder, transmeton lajmi.net.

Në mungesën e “mbretit”, Lakers humbën pesë nga gjashtë ndeshjet e para, por tashmë janë futur në një seri prej dy fitoreve radhazi, në të fundmen ku shkëlqeu Kyle Kuzma. /Lajmi.net/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *