Kongo-Brazzaville: Në ditën e votimit vdes nga COVID-19 kandidati për president

Kongo-Brazzaville: Në ditën e votimit vdes nga COVID-19 kandidati për president
Foto: DW

Kandidati kryesor i opozitës për president në Kongo-Brazzaville ka vdekur disa orë pas mbylljes së votimit pasi u sëmur rëndë me COVID-19.
Guy-Brice Parfait Kolelas vdiq në një aeroplan mjekësor ndërsa po evakuohej në Francë, tha drejtori i fushatës së tij.

Disa orë më parë 61-vjeçari ishte shfaqur në një video të shpërndarë në mediat sociale, ku ai hoqi maskën e oksigjenit dhe u tha mbështetësve të tij se ai ishte “duke luftuar me vdekjen”.

Ai i nxiti ata të votojnë në zgjedhjet e së dielës.

Ligji zgjedhor nuk i anulon zgjedhjet nëse një nga kandidatët vdes.

Kolelas, i cili ishte diabetik, ishte një nga gjashtë kandidatët që garuan kundër Presidentit Sassou Nguesso, 77, i cili ka qenë në pushtet që nga 1979, përveç një periudhe pesëvjeçare pas humbjes së zgjedhjeve në 1992, raporton BBC, transmeton Klan Kosova.

Kongo-Brazzavile ka regjistruar zyrtarisht më shumë se 9,000 raste të COVID dhe 130 vdekje.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *