Konkurs fotografie

Konkurs fotografie

Konkursi i Fotografisë “NDRYSHE?” lidhur me parandalimin e ekstremizmit të dhunshëm, aktivitet i projektit “YES- Youth Engaged in Society”. Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të skemës së granteve të vogla të projektit “ Fuqizimi i Shoqërisë Civile në Rritjen e Reziliencës së të Rinjve ndaj Ekstremizmit të Dhunshëm” i financuar nga Bashkimi Evropian dhe i zbatuar nga Terre des Hommes Shqipëri në partneritet me ISD , CCG dhe Universitetin Beder.

Kjo ekspozitë ka si qëllim promovimin e të rinjve në fushën e fotografisë ku përmes përdorimit të artit visual të ndikojë në nxitjen e reflektimit të ekstremizmit të dhunshëm tek të rinjtë.

Gjithsecili nga ju mund të sjellë perspektiva të ndryshme rreth formave të ekstremizmit te dhunshëm të shprehura në familje, shoqëri, shkollë, komunitet etj., të cilat duhet të jenë në vemendje të institucioneve përkatëse.
Bullizmi, Liria e shprehjes, mendimit, toleranca, paqja dhe bashkëjetesa fetare mund të bëhen pjesë e objektivit të aparatit tuaj. Mendo, Shkrepe dhe Vepro!

Ekspozita do të jetë në formën e konkursit e cila synon të rrisë ndërgjegjësimin qytetar, veçanërisht të rinjve mbi njohjen e problematikave të ekstremizmit të dhunshëm pjesë e një komuniteti të përbashkët. Në përfundim do të dalin 3 fitues të shpallur nga një juri profesioniste.

Por para se të aplikosh lexo rregulloren:
• Stili i fotografisë do të jetë i lirë ( me ngjyra ose bardh e zi). Fotografitë duhet të shoqërohen më një përshkrim të shkurtër, përveç titullit
• Madhësia e veprave të dërguara duhet të jetë në rangun prej 500 kb deri në 15 MB në formatin JPEG
• Çdo pjesëmarrës duhet të dërgojë maksimalisht deri në 3 foto
• Punët e dërguara të jenë në përputhje me qëllimin e ekspozitës
• Çdo foto e dërguar që rrënon vërtetësinë e tyre rezulton në largimin nga konkurrenca ( duhet të respektohet e drejta e autorit)
• Juria, përveç teknikës së fotografisë, do të gjykojë subjektet fotografike
• Dërgimi i punimeve dhe pjesëmarrja në ekspozitë nënkupton pranimin e rregullores së konkursit
Afati i këtij konkursi do të jetë deri në datën 30 shtator.
Bëhu aktiv për të sjellë mesazhin tënd nëpërmjet fotografisë.
Të gjitha fotot do të publikohen në faqen e Facebook-ut dhe në faqen e Bordit Rinor Këshillimor Pogradec.
Për çdo pyetje apo informacion shtesë mund të shkruani në adresën organizatarias@outlook.com ose në faqen e facebook.

 

/mundesi.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *