Konkurs i hapur për tregim të shkurtër Biber

Konkurs i hapur për tregim të shkurtër Biber
Është hapur konkursi i katërt për tregim të shkurtër Biber  konkursi qëndron i hapur deri më 1.12.2020.
Punimet mund t’i dërgojnë autoret dhe autorët që shkruajnë në boshnjakisht, kroatisht, malazezisht, maqedonisht, serbisht dhe shqip; autorë të afirmuar dhe ata që nuk kanë botuar punime deri më sot.
Tema e konkursit
Tema e konkursit është e zgjeruar, sikurse në konkursin e kaluar. Përveç tregimeve të cilat tematizojnë pajtimin në kontekstin e pasojave të luftës dhe të dhunës në vendet e ish-Jugosllavisë, kësaj radhe do të merren parasysh edhe tregimet të cilat mund t’i ndihmojnë mirëkuptimit më të madh ndërmjet njerëzve, zbutjes së urrejtjes dhe kapërcimit të paragjykimeve, pastaj tregimet kundër luftës, tregimet të cilat ballafaqohen me të kaluarën, me kapërcimin e pasqyrimeve të armikut, tregimet për dhembshurinë ndaj tjetrit, tregimet e guximshme të cilat marrin guximin të ecin me këpuca të „armikut“, tregimet të cilat i lëviizin kufijtë dhe na i hapin rrugët për të ndërtuar një të ardhme më të qartë, më të sigurtë e më të lirë për të gjithë.
Konkursi është i hapur deri më 1. 12. 2020. Autorët/et e tri tregimeve më të mira do të shpërblehen me çmime.
Së paku njëzet punime të përzgjedhura do të botohen në një përmbledhje shumëgjuhëshe. Juria përbëhet nga Tatiana Gromac, Anton Berishaj dhe Selvedin Avdiq.
Konkursin e organizon ekipi Biber me mbështjen e Qendrës për Veprimt të Padhunshëm Sarajevë-Beograd.
Më shumë informata lidhur me kushtet e konkursit dhe shpërblimet mund t’i gjeni në faqen e Biberit https://biber.nenasilje.org/?lang=sq
Shkruani dha na dërgoni tregimet tuaja, me padurim presim t’i lexojmë.
Ekipi Biber

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *