Konkurs Ndërkombëtar Dizejnimi

Konkurs Ndërkombëtar Dizejnimi

Organizata Caritas fton palët e interesuara të marrin pjesë në Konkursin Ndërkombëtar të Dizejnimit të shpallur në kuadër të Fushatës Anti – Stigma dhe nën Sloganin: “MUND T’I NDODHË KUJTDO”

Fushata është realizuar në kuadër të projektit “SOCIETIES” “Mbështetja e organizatave të shoqërisë civile në fuqizimin e aftësive teknike, përfshirjen e personave me aftësi të kufizuar dhe standardet evropiane në Evropën Juglindore” me rastin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor me datë 10 Tetor.

Projekti SOCIETIES është një projekt rajonal i financuar nga Bashkimi Evropian. Në këtë projekt përfshihen 5 vende të Evropës Juglindore: Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Serbia, Kosova +2 vende të BE Bullgaria, Italia.

Ky projekt synon të përmirësojë aftësitë e OSHC në Evropën Juglindore në promovimin e përfshirjes sociale të personave me aftësi të kufizuar dhe çrregullime mendore: ngritjen e  kapaciteteve, menaxhimin e iniciativave dhe shërbimeve të përfshirjes sociale, monitorimin dhe vlerësimin e impaktit social përmes një dialogu të efekteshëm me Organizatat Publike gjatë proceseve vendimarrëse.

Qëllimet e fushatës:

Qëllimi i fushatës “MUND T’I NDODHË KUJTDO” është të rrisë ndërgjegjësimin dhe të zvogëlojë stigmatizimin, paragjykimet dhe diskriminimin dhe të nënvizojë rëndësinë e parandalimit të çrregullimeve mendore.

Propozimi i konkursit:

Mund të marrin pjesë në këtë konkurs të gjithë personat, të cilët dëshirojnë të dërgojnë punimet e tyre grafike në lidhje me temën.

Një zgjidhje grafike (vizatim, pikturë, karikaturë, etj.) duhet të jetë origjinale dhe në një linjë me sloganin e fushatës. Ajo duhet të promovojë barazinë, respektin, mirëkuptimin dhe mbështetjen për personat me çrregullime të shëndetit mendor. Një zgjidhje grafike nuk duhet të jetë ofenduese për çdo grup njerëzish ose individësh. Çdo formë e diskriminimit është e papranueshme.

Punimet duhet të dorëzohen në formatin PDF. Punimet mund të bëhen në një nga gjuhët e mëposhtme: shqip, anglisht, serbisht, italisht dhe bullgarisht.

Si shtojcë e punimeve, është e nevojshme të jepet informacion personal rreth autorit: Emri, Mbiemri, Vendi, Adresa e postës elektronike, Numri i telefonit.

Autori i punimit fitues do të zgjidhet përmes votimit online në www.projectsocieties.org

Fituesi do të shpallet më 10.10.2018 në www.projectsocieties.org.

Tre fituesit do të shpërblehen me:

  1. Tablet
  2. Kamera GoPro
  3. Hardisk të jashtëm

Punimet fituese me nënshkrimin e autorit do të përdoren për qëllimin e fushatës dhe nxitjes së shëndetit mendor dhe autori është i angazhuar për t’i dhënë të gjitha të drejtat e pronësisë Caritas-it.

Për më shumë informacione kontaktoni në adresën: marina.kostic@caritas.rs

Afati për dorëzimin e punimeve është 30 shtator 2018 në adresën e emailit: contest@projectsocieties.org.

Për më shumë informacione klikoni në këtë LIN15K.

 

/mundesi.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *