KONKURS PËR STORJET MË TË MIRA GAZETARESKE

KONKURS PËR STORJET MË TË MIRA GAZETARESKE

Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) shpallë konkurs për storjet më të mira gazetareske lidhur me raportimin mbi pandeminë e koronavirusit (COVID-19), sfidat dhe pasojat nga ajo.
Shpallja publike është e hapur për të gjitha mediumet dhe gazetarët profesional, të cilët kanë publikuar storje në mediat në Maqedoninë e Veriut në periudhën mes 01 janar deri më 31 maj të vitit 2020.
Përmbajtjet e dërguara duhet t’i përmbushin kriteret për veprimtari gazetareske autentike dhe analitike nga interesi më i gjerë publik i cili i përmbush standardet etike gazetareske, nëpërmjet përkushtimit të autorit për punë të përpiktë ndaj përpunimit të temës.
Autorët e storjeve më të mira do të fitojnë shpërblime në shumë prej:
• vendi i parë
• vendi i dytë
• vendi i tretë

– 500 USD (në denarë)

– 400 USD

– 300 USD

Përmbajtja e përpunuar mundet të jetë në çfarë do forme gazetareske ose zhanri (tekst, dokumentar, reportazhë, intervistë…)
Storja mundet të paraqitet nga vetë gazetarët, mediumet ose individët, si dhe nga institucione dhe shoqata qytetare.
Numri i storjeve me të cilët një autor ose redaksion mund të konkurrojnë është i kufizuar në tre.
Konkursi është i hapur deri më 31 maj të vitit 2020.
Aplikacionet munden të dërgohen nëpërmjet:
• postës elektronike në konkurs@semm.mk, ku duhet të vendoset hallkë
nga teksti gazetaresk dhe e njëjta t’i bashkëngjitet e-mailit (në formë të PDF dokumentit).

Storjet më të mira do të zgjidhen nga juria e përbërë nga përfaqësues relevant dhe me renome të profesionit.
Shpërblimet për storjet më të mira gazetareske lidhur me raportimin mbi pandeminë e koronavirusit (COVID-19), sfidat dhe pasojat nga ajo, Këshilli për Etikë në Mediat e Maqedonisë (KEMM) i jep për të nxitur gazetarët në përpunimin profesional dhe etik të temave me interes publik, në mënyrë që i mundësohet publikut të informohet siç duhet dhe të marrë masat e nevojshme për mbrojtje dhe sjellje gjatë krizës.
Për më shumë informata rreth konkursit mund të drejtoheni në tel: 02/3222- 595 dhe në postën elektronike: konkurs@semm.mk.
Ky aktivitet organizohet pranë proektit të finansuar nga UE dhe UNESCO “Ndërtimi i besimit i mediumeve në Evropën Jugo Lindore dhe Turqi – Faza 2”
Communication and Information Sector
United Nations Educational, Scientific and Cultural Organization

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *