Konkurs: Shpërblim për gazetarë që shkruajnë tema sociale për varfërinë 2020

Konkurs: Shpërblim për gazetarë që shkruajnë tema sociale për varfërinë 2020
Foto e huazuar

Platforma Maqedonase kundër varfërisë (МППС), edhe këtë vit hap konkurs për ndarjen e “Shpërblimeve për gazetarë që shkruajnë tema sociale për varfërinë dhe përjashtimet sociale”

Bëhet fjalë për ndarjen e shpërblimeve për gazetarë të cilët shkruajnë tema sociale që ndërlidhen me varfërinë dhe përjashtimet sociale, pasi në këtë mënyrë i motivojnë njerëzit të ngrejnë zërin të cilët rrallëherë kanë mundësinë që publikisht të flasin për problemet e tyre në shoqëri.

E nevojshme është që:

  • Eseja apo shkrimi gazetaresk duhet të publikohet në periudhë prej 1 shkurt 2019 – 1shkurt 2020.
  • Publikimi mund të bëhet në radio, TV ose mediume online (medium nacional, rajonal ose nivel lokal).
  • Shkrimi duhet të ndërlidhet me varfërinë ose përjashtimin social që kanë të bëjnë me situatën dhe njerëzit në Maqedoni.
  • Një gazetar mund të paraqitet vetëm me një ese apo shkrim. Mund të paraqiten edhe më shumë shkrime nga e njëjta redaksi por nga gazetarë të ndryshëm.
  • Shpërblimet e ndara nuk do jenë formë paraje por do kenë një karakter simbolik.
  • Afati përfundimtar për dorëzimin e shkrimeve është deri më 01.02.2020.

Shkrimet/esetë duhet ti dërgoni në e-mail mppsmk@gmail.com, në format origjinal ose vetëm linkun e medias ku janë të publikuar bashkë me plotësimin e formularëve të cilin mund ta merrni nga linku u mëposhtëm në faqjen eletronike të Paltformës Maqedonase.

Në të njëjtin email mund të pajiseni me më shumë informacione që lidhen me shpërblimet.

Pas përzgjedhjes së shkrimit apo storejs më të mirë, të gjithë gazetarët do të njoftohen me rezultatet dhe do të thirren për shpërndarjen e shpërblimit në fund të muajit Mars.

Për më shumë ndiq linkun e më poshtëm:

Награди за новинари кои пишуваат за невидливите 2020

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *