KRRE: BEG duhet të lëshojë ngrohje qendrore edhe kur temperatura e jashtme është 16 gradë Clesisus

KRRE: BEG duhet të lëshojë ngrohje qendrore edhe kur temperatura e jashtme është 16 gradë Clesisus

Edhe kur temperatura e jashtme gjatë ditës do të jetë deri në 16 gradë Celsius, BEG do të duhet të shpërndajë ngrohje nëpër shtëpi. Këtë e urdhërojnë ndryshimet, me të cilat plotësohen rregullat e rrjetit për shpërndarjen e nxehtësisë dhe të cilat parashikojnë rritje të kufijve të temperaturës gjatë ndërprerjes së punës së impianteve të ngrohjes.

Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE), i cili i miratoi ndryshimet, tha se qëllimi është që të rrisë komoditetin e konsumatorëve të lidhur me sistemin e ngrohjes qendrore të cilët, në kushte pandemie, janë të detyruar të qëndrojnë në shtëpitë e tyre për periudha më të gjata kohore.

“Me ndryshimet që i kemi aprovuar, BEG detyrohet në kushtet kur temperatura e jashtme gjatë ditës arrin 16 gradë Celsius të ketë shpërndarje të energjisë termike në shtëpi. U bëj thirrje kompanive për rritjen e përgjegjësisë sociale në gjendje pandemie. Në të njëjtën kohë, i informoj konsumatorët se po shqyrtohet mundësia për procedurë kundërvajtëse për shkak të mosrespektimit të dispozitave të Ligjit për energjetikë dhe detyrimeve të përcaktuara me licencë për kryerjen e veprimtarisë energjetike”, thotë kryetari i KRRE-së, Marko Bislimoski.

Sipas tij, konsumatorët të cilët nuk janë të kënaqur me shërbimin e shpërndarësve të nxehtësisë mund të paraqesin ankesë në KRRE.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *