KSI: Rekomandon izolim 14 ditor për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe

KSI: Rekomandon izolim 14 ditor për qytetarët që vijnë nga Britania e Madhe

Ministria e Shëndetësisë njofton se në mbledhjen e sotme, Komisioni për Sëmundje Infektive (KSI) ka miratuar një masë të re, 14 ditë vet-izolim për të gjithë qytetarët të cilët do të vijnë në vend përmes fluturimeve direkt nga Britania e Madhe. Kjo masë e re restriktive, do të propozohet deri te Shtabi koordinativ ndërsa vjen pas informatave për përhapjen e një varianti të ri të coronavirusit në Britaninë e Madhe.

KSI tani për tani ne shqyrton opsionin për masa shtesë, siç është PCR testi i domosdoshëm për hyrje në vendin tonë, gjegjësisht vendosjes së PCR testit për hyrje apo dalje nga vendi.

Ministria e Shëndetësisë apelon deri tek të gjithë qytetarët të cilët udhëtojnë që të respektojnë protokollet shëndetësore, siç është mbajtja e maskës në automjete , ndërkohë që transportuesit të respektojnë masën sa i përket numrit të udhëtarëve, me qëllim të mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve./Telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *