Kufizime të reja për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së

Kufizime të reja për udhëtarët nga vendet jashtë BE-së

Bashkimi Evropian ka fuqizuar rregullat e tij për udhëtarët nga vendet që nuk janë anëtare të bllokut.

Rregullat e reja u lejojnë hyrjen vetëm banorëve nga vendet që kanë pak raste të të infektuarve me koronavirus dhe të atyre që nuk kanë pothuajse asnjë rast me variantet e reja më ngjitëse të sëmundjes.Ambasadorët e Bashkimit Europian ranë dakord për masën e re për udhëtimet nga vendet jo-BE, duke përfshirë Britaninë, në një takim në Bruksel pohuan diplomat europianë për Reuters.

Në rekomandimin për udhëtimet, BE inkurajon vendet anëtare të vendosin kritere të rrepta të udhëtimeve.Sipas këtyre rekomandimeve, një vizitor mund të hyjë në BE, nëse vjen nga një vend që ka jo më shumë se 25 raste të të infektuarve për 100.000 banorë gjatë 14 ditëve.Kufizimet në udhëtim duhet të vendosen në mënyrë urgjente për vendet në të cilat zbulohet se ka një përhapje të varianteve të reja të koronavirusit, thuhet në tekst. Me gjithë rekomandimin, vendet anëtare të BE-së e kanë fjalën e fundit për politikat e tyre kufitare. Disa prej tyre si Gjermania, kanë vendosur kufizime më të ashpra, ndërsa Belgjika ka ndaluar udhëtimet jo-thelbësore brenda ose jashtë vendit deri në muajin mars.

/Top Channel/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *