Kuvendi propozon kandidatin për Avokat të Popullit

Kuvendi propozon kandidatin për Avokat të Popullit

Komisioni kuvendit për çështje të mandatit dhe imunitetit në seancën e sotme ka konfirmuar listën e kandidatëve të paraqitur për kryetar dhe anëtarë të KSHZ-së, ndërkohë që me propozim të BDI-së, Naser Ziberi me shtatë vota për është konfirmuar si propozim-kandidat për Avokat të Popullit.
Në konkursin për Avokat të popullit, që u shpall në fund të nëntorit u paraqitën katër kandidatë. Ndërkohë sot deputetja e BDI-së Arta Zendeli propozoi Naser Ziberi të konfirmohet si kandidat për Avokat të Popullit i Komisionit për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit. Pas kësaj reaguan Aleanca për Shqiptarët dhe Aletrnativa. Surija Rashidi nga Aleanca për Shqiptarët kërkoi që të ndërpritet seanca për zgjedhje e Avokatit të Popullit dhe të bisedohet për kandidat tjetër i cili do të propozohej nga partitë opozitare shqiptare. Nga koalicioni ASH-AAA theksojnë se Ziberit i është premtuar ky post që para zgjedhjeve, kur pranoi që të jetë kandidat i BDI-së për kryeministër./ALSAT/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *