“Ky email më theu zemrën!” Bebe Rexha tregon si i mbyllën derën në fillimet e karrierës

“Ky email më theu zemrën!” Bebe Rexha tregon si i mbyllën derën në fillimet e karrierës

Bebe Rexha momentalisht është ndër këngëtaret më në zë.

Këngët e saj pëlqehen shumë nga publiku dhe në çdo koncert që ajo organizon salla mbushet plot nga fansat e zjarrtë.

Por ndonëse tani ka krijuar emër dhe njihet në të gjithë botën, fillimet e karrierës së saj nuk kanë qenë aspak të lehta.

Nëpërmjet një postimi në Instastory këngëtarja me origjinë shqiptare, ka treguar momentin e vështirë kur dikush i ka mbyllur derën.

“Uroj që ti dhe Bebe të jeni mirë. Kaluam shumë bukur në udhëtimin tonë në L.A. Ne mund të kthehemi pas disa javësh për mbledhje. Gjatë kësaj kohe ne jemi shumë të zënë me disa artistë dhe show televizivë. Të jem i sinqertë nuk e di nëse do të mund të mbaj më shumë në këto momente. I uroj Bebes më të mirat në muzikë dhe të lutem nëse ke materiale të reja na i dërgo”, shkruhet në email-in që i kanë dërguar Bebes vite më parë.

Por duket se pavarësisht këtyre fjalëve që i thyen zemrën, këngëtarja nuk u ndal dhe falë punës së vazhdueshme dhe talentit është sot këtu dhe pak ditë më parë u vlerësua me një çmim shumë të rëndësishëm.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *