Ky është modeli tani për tani më i popullarizuar i pantallonave

Ky është modeli tani për tani më i popullarizuar i pantallonave

Në botën e xhinseve dhe pantallonave aktualisht është shumë i popullarizuar modeli i njohur me emrin “slouchy jeans”. Fjala është për xhinset me bel të lartë të cilat janë të zgjeruara në zonën e kërdhokullave dhe përfundojnë me prerje të rrafshët.

 

Meqenëse nuk e ndjekin linjën e trupit, por bien lirshëm rreth tij, konsiderohen pjesë e veshjes jashtëzakonisht të rehatshme. Mbase mu për këtë shkak kohëve të fundit i shohim aq shumë me këtë model damat e famshme?

Ato kanë treguar që ky model i xhinseve mund të bartet në të gjitha rastet – nga shëtitja në qytet, deri te rastet më elegante të mbrëmjeve. Më aktuale janë modelet me bel të lartë, rrobat me mansheta në fund të këmbëve, mirëpo edhe ato më interesante dhe më të guximshme si p.sh. ato me rrudha në gjunjë apo me disa zinxhirë.

Në vazhdim shikoni disa nga kombinimet më interesante, në të cilat ylli kryesor është pikërisht ky model i pantallonave.

/telegrafi/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *