Ky ndryshim i WhatsApp do të na pëlqejë të gjithëve

Ky ndryshim i WhatsApp do të na pëlqejë të gjithëve
Sa herë na ka ndodhur që t’i nisim dikujt gabimisht një foto në Whats App? Pafund!
Por me sa duket ky nuk do jetë më një problem:
WhatsApp është padyshim një prej aplikacioneve më të përdorur në botë, ndaj edhe krjuesit e tij vijnë herë pas here me përditësime, në mënyrë që t’jua bëjnë përdoruesve edhe më të lehtë  komunikimin.
Aktualisht WhatsApp ka një të metë që e bën të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot.

Në çdo moment që një foto i dërgohet një kontakti, dërguesi vetëm sheh një ikonë të vogël të figurës së profilit të marrësit, duke e bërë të  të vështirë për përdoruesit të shohin se kujt po ia dërgojnë fotot, dhe shpesh ta nisin rastësisht tek një person i gabuar.

Ndryshimi i ri që do të bëj aplikacioni do të shfaqi dhe emrin e kontaktit poshtë fotos.

Tani, shpëtuam: nuk do të dërgojmë më mesazhe gabimisht. /Blitz.al/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *