Larja e shpeshtë ju bën dëm, 6 simptoma që tregojnë se po e teproni

Larja e shpeshtë ju bën dëm, 6 simptoma që tregojnë se po e teproni

E keni menduar gjithmonë që të kujdeseni për higjienën tuaj ju duhet të bëni më shumë se një dush në ditë? Ndoshta e keni  patur gjithmonë gabim. Larja  e shpeshtë mund të shkaktojë dëme në trup. Flokët e yndyrshme, zbokthin, lëkurën e dehidratuar: këtu janë 6 simptomat që do t’ju bëjnë të kuptoni se ju po e ekzagjeroni me banjot dhe shampot.

1-Flokët janë të yndyrshme dhe me zbokth – Edhe pse duket absurde dhe paradoksale, sa më shumë t’i lani flokët, aq më lehtë do të bëhen më pis. Nuk është rastësi lajnë flokët çdo ditë, iu bëhen me yndyrë dhe zbokth. Arsyeja? Kur bëni dushe të shpeshta, vajrat e skalpit që e mbajnë flokun e shëndetshëm ka ikur prej shampos. Tentoni që të mos i lani flokët çdo ditë. Fillimisht kjo do të jetë diçka e neveritshme, por me kalimin e kohës do të jetë një zgjidhej e dobishme.

2-Ngjyra e flokëve zgjat pak- Të lahesh me shampo çdo ditë, nuk shkatërron vetëm flokët, por edhe ngjyrën. Në fakt, ata që kanë flokët e lyera, vënë re se boja zgjat shumë pak. Produktet e përdorura në ngjyrosjen e flokut dëmtohen nga uji i tepër. Kështu që boja ju del dh juve do u duhet që të shkoni tek parukierja brenda disa ditësh.

3-Lëkura bëhet e thatë- Lëkura ka ekuilibrin e saj dhe kur lahet shpesh me produktet kimike, sfungjerët dhe sapunët agresivë, rrezikon ta humbasë. Rezultati? Ajo bëhet shumë e thatë dhe tenton të bjerë. Prandaj është e rëndësishme që të mos bëni dushe dhe të përdorni gjithmonë kremin hidrues që ndihmon për të rimarrë elasticitetin natyral të lëkurës suaj.

4-Ftohjet më të shpeshta – Larja e shpeshtë nuk ka vetëm efekte negative në lëkurë dhe në flokë, por edhe në shëndet, pasi është e lehtë të ballafaqoheni me ftohjet. Bërja e shumtë e dusheve ka një ndikim negativ në mikrobiomin, dmth., Bakteret, viruset dhe mikrobet që jetojnë brenda dhe jashtë trupit tonë, shkaktojnë pabarazi të rënda që favorizojnë fillimin e gripit.

5-Lëkura bëhet e kuqe dhe keni kruajtje – Lëkura është e përbërë nga disa shtresa, por është a para, ajo që ju mbron nga agjentët e jashtëm. Ajo përbëhet nga qeliza të vdekura dhe kur bëni dush ato largohen në sasi të mëdha, duke prodhuar skuqje dhe kruajtje.

6-Ju keni kruarje të bezdisshme në pjesët intime– Shumë dushe gjithashtu dëmtojnë shëndetin e pjesëve intime, veçanërisht ato femërore. Vagina është shtëpia e 50 llojeve të ndryshme të baktereve dhe nëse e lani shpesh me sapunë agresivë dhe aromatikë ndryshojnë florën natyrore. Rezultati? PH është modifikuar dhe fillimi i infeksioneve që shkaktojnë kruajtje të pakëndshme nxitet.

8 nëntor 2018 (gazeta–Shqip.com)

 

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *