LETËR E HAPUR DREJTUAR POPULLIT TË MAQEDONISË SË VERIUT NGA AMBASADORJA E SHBA, KATE MARIE BYRNES

LETËR E HAPUR DREJTUAR POPULLIT TË MAQEDONISË SË VERIUT NGA AMBASADORJA E SHBA, KATE MARIE BYRNES

Së bashku me miqtë dhe aleatët e tjerë, Shtetet e Bashkuara po bëjnë pjesën e tyre për të ndihmuar qeverinë këtu që të menaxhojë këtë krizë të paparë.  Javën e kaluar  kisha kënaqësinë të paralajmëroj një donacion në vlerë prej 1.1 milion dollarësh amerikanë në grante për Organizatën Botërore të Shëndetësisë dhe UNICEF-in për të luftuar COVID-19 në Maqedoninë ë Veriut.

Këtu në Evropë, në Shtetet e Bashkuara dhe në mbarë botën jemi duke u përballur me sfidat thememlore të jetës siҫ e kemi njohur.  Ndikimi i COVID-19 në numrin e jetëve të humbura dhe në jetën tonë të përditshme – në shkolla, në shoqëri, në marrëdhëniet midis njerëzve – ishin të paimagjinueshme para gjashtë muajsh.  Popujt e të dy vendeve, ashtu si dhe popujt e të gjitha kombësive të tjera të prekur nga këto ndodhi, janë bashkuar në zi për të vdekurit, në përkujdesin për të sëmurët, dhe shohin me shpresë të kujdesshme drejt kthimit në jetën e përditshme normale.

Më ka prekur shprehja e keqardhjes që më është dhënë këtu për viktimat në vendin tim.  Ata që kanë humbur të afërmit e tyre këtu në Maqedoninë e Veriut janë gjithashtu në mendimet tona, dhe shpresojmë për shërim të shpejtë të atyre që po vuajnë nga ky virus. Dëshiroj edhe një herë të përshëndes punën e qeverisë për mënyrën si ka menaxhuar këtë krizë. Fakt është që kjo situatë është e re për të gjithë ne. Ndodhemi në një territor të panjohur. Vetëm duke punuar së bashku – përtej kufijve kombëtar, vijave partiake dhe dallimeve tjera, dhe duke punuar së bashku sektori privat, joqeveritar dhe publik – mund të shpresojmë me sukses të ndalojmë përhapjen e këtij virusi dhe përfundësisht të gjejmë vaksinën.     

Pavarësisht se sa na kanë sfiduar këto ditë,  akoma vazhdoj të shoh shenja shprese dhe mirësie. Më jep ngushëllim shprehja e mirëkuptimit kudo rreth nesh: fqinji i cili kontrollon nëse fqiu tjetër i moshuar ka ndonjë nevojë; punonjësit shëndetësor që po trajtojnë të infektuarit me dhembshuri dhe përkujdes; të punësuarit nëpër markete, vozitësit e kamionëve, të punësuarit nëpër farmaci, dhe shumë të tjerë që vazhdojnë të shkojnë në punë me qëllim që jetët tona të mund të vazhdojnë me aq normalitet sa është e mundur në këto kohëra të pasigurta; dhe shumë e shumë shembuj të tjerë të gjesteve të thjeshta të njerëzishme. 

Kufizimet në jetë më kanë dhënë mundësi të mësoj gjëra të reja, përfshirë edhe mënyra të reja të komunikimit dhe mbajtjes së lidhjeve në kohë të distancimit social.  Na mungon mundësia për tu takuar.  Në vend të takimeve, i gjithë ekipi i Ambasadës tonë po mëson të punojë nga shtëpitë, të mbajmë takime dhe të diskutojmë përmes video-konferencave me qëllim që të mbajmë lidhjet tona dhe të vazhdojmë të krijojmë të reja. Këto ndryshime nuk janë të lehta për asnjërin prej nesh, por të gjithë kuptojmë nevojën për sakrifica të përbashkëta për të mbrojtur kategoritë më të ndjeshme dhe për të minimizuar përhapjen e virusit./koha/

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *