Letërsia shqipe nis rrugëtimin në Festivaletteratura, në Itali

Letërsia shqipe nis rrugëtimin në Festivaletteratura, në Itali

Tirana dhe letërsia shqipe nisën dje rrugëtimin e tyre në ditën e parë të Festivaletteratura 2019, në Mantova. Në këtë festival përgjatë 5 ditëve aktivitete publiku do ketë mundësinë të bëj një rrugëtim mes titujve të ndryshëm dhe stendave të librave të huaj dhe shqiptar.

Në çeljen e këtij festivali në Itali ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës Elva Margariti e cila u shpreh se, ” janë rreth 200 tituj autorësh shqiptarë e të huaj, që zbulojnë kryeqytetin, përmes dhjetëra këndvështrimesh të ndryshme. Një ftesë zbulimi jo vetëm përmes letërsisë, por edhe për ta prekur atë nga afër”.

“E nderuar të isha pjesë e kësaj ngjarjeje, kuruar nga Luca Scarlini, për ta prezantuar së bashku me Ambasadoren Anila Lani, zv. Kryetaren e Bashkisë së Tiranës Anuela Ristani, studiuesen Persida Asllani dhe mikpritësin, kryetarin e bashkisë së Mantovës Mattia Palazzi. Janë 5 ditë aktivitetesh, ku do të flitet shumë jo vetëm për Tiranën!”, tha Margariti.

Prej vitit 1997, Festivaletteratura është një prej ngjarjeve kulturore, më të rëndësishme në Itali. Përgjatë 5 ditëve të festivalit zhvillohen takime me autorë nga e gjithë bota, lexime, koncerte etj. /atsh / KultPlus.com

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *