Libri fyes ndaj shqiptarëve, Zaev për Portalb: Do të hiqet nga përdorimi këtë vit

Libri fyes ndaj shqiptarëve, Zaev për Portalb: Do të hiqet nga përdorimi këtë vit
Foto: Portalb

Përmbajtja fyese ndaj shqiptarëve në librin “Gjeografia e Maqedonisë” do të hiqet këtë vit, ndërsa procedura për këtë veçse ka filluar, tha kryeministri Zaev, sot duke ju përgjigjur pyetjes të Portalb.mk. Ai potencoi se është i vetëdijshëm që ky libër shfrytëzohet nga viti 2002 ndërsa përmbajtja e tillë doli në pah në vitin 2018, shkruan Portalb.mk.

E dyta herë për të njëjtin mandat kryeministri Zaev për Portalb.mk premtoi se do të ndërmerren hapa konkret në heqjen prej përdorimi të librit “Gjeografia e Maqedonisë”, libër ky, që ka përmbajtje fyese kundrejt shqiptarëve dhe jo vetëm.

Ai potencoi se në reformat të cilat realizohen aktualisht janë përfshirë edhe ndryshimet e disa prej librave, pasi që siç theksoi Zaev, ky libër nuk është i vetmi me përmbajtje të tillë fyese kundrejt një nacionaliteti.

“Për shkak se në planin e reformave të parapara në arsim, janë përfshirë edhe ndryshimi i librave. Nuk mundet që në qoftë se nuk keni të përgatitura përmbajtje të re mësimore, në cilëndo qoftë lëndë, të heqin lëndën menjëherë që të mund të ndryshohen përmbajtjet, ato përmbajtje veçse ndryshohen, dhe një nga hapat e rëndësishme është sigurimi i librave kualitativ në shkollimin fillor dhe të mesme” tha Zaev.

Kryeministri premtoi zgjidhje sistematike për këtë çështje si dhe largimin e tërësishëm nga programi mësimor të librit “Gjeografia e Maqedonisë”, në kuadër të këtyre reformave, Zaev theksoi se do të ketë ndryshim edhe të planprogrameve mësimore.

“Lëshimet që ndër vite që kanë kaluar nëpër shumë libra dhe materiale, njëri prej tyre është mu ai që e thatë në librin e Gjeografisë për vit të dytë për gjimnaz. Me reformat tërësisht do të largohen dhe do të zgjidhen sistematikisht, kështu që deri më tani janë shfuqizuar dhe është dërguar korrigjimi ose ngjashëm, por vetë libri në fushëveprimin e ndryshimit të planeve mësimore dhe përmbajtjeve do të ndryshohen” tha Zaev.

Në mes të tjerash, Zaev për Portalb.mk konfirmoi se ka qenë i njoftuar që ky libër është në përdorim nga viti 2002 e këndej, ndërsa tha se “në vitin 2018 doli në pah përmbajtja e tij”. Njoftojmë se pikërisht në këtë vit, kryeministri për përmbajtjen e librit u njoftua nga Portalb.mk.

Ndryshe, një prej librave me përmbajtje fyese ndaj shqiptarëve është Gjeografia për vitin e dytë në gjimnaz. I njëjti sipas hulumtimit të Portalb.mk, ka shtatë momente kontestuese të historisë së Maqedonisë.

  1. Faqja 99 thotë: Shqiptarët kanë qenë maqedonas por në kohën e pushtetit osman janë bërë shqiptar. Shqiptarët e Maqedonisë e kanë prejardhjen nga çerkezët, romë dhe turqit.
  2. Në shumë pjesë të librit, përfshirë edhe faqen 104, thuhet se: Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur në periudha të ndryshme kohore, duke nisur nga viti 1780.
  3. Në faqen 104 ka pika të përbashkëta me “Serdarot” të Gligor Përliçev ku thuhet se: Shqiptarët kanë migruar në Maqedoni, duke i malltretuar fizikisht, duke i vjedhur, duke i kidnapuar dhe duke i vrarë maqedonasit vendas. Shkruan se për këtë shqiptarët i ka ndihmuar qeveria turke.
  4. Në faqen 103: Shqipëria shfaqet si okupatore e Maqedonisë Perëndimore.
  5. Në faqen 105: Kosova nuk korrespondon si shtet me të cilin kufizohet Maqedonia.
  6. Në faqen 84 dhe 85 në pjesën e definimit të Maqedonisë antike dhe të sotme, figurativisht dhjetëra herë “lind” dhe “vdes” shteti i Maqedonisë, kjo paraqet pengesë për krijimin e një pasqyre të qartë të historisë së Maqedonisë.
  7. Gabime bëhen edhe me prejardhjen e pakicave, ngaqë aty futen të gjithë të ardhurit, duke krijuar idenë se në Maqedoni nuk ka popull autokton.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *