Lisa Bauta Shaqiri: Çdo ëndërr e realizuar sado e vogël të jetë, është shumë e rëndësishme për zhvillimin profesional dhe intelektual të vajzave

Lisa Bauta Shaqiri: Çdo ëndërr e realizuar sado e vogël të jetë, është shumë e rëndësishme për zhvillimin profesional dhe intelektual të vajzave
Foto: Lisa Bauta Shaqiri

Në kuadër të projektit të tyre Instituti për Lidership dhe Politika Publike ka realizuar video me mesazhe nga gra të suksesshme me qëllim të nxisin vajza dhe gra të tjera drejt sipërmarrësisë.

Në videon e publikuar është Lisa Bauta Shaqiri, e cila flet për sfidat e grave dhe vajzave ne karrierë.

Lisa Bauta Shaqiri është një aktiviste, e cila shpesh ngre zërin e saj mbi çështjet problematike në komunitetin tonë që të tjerët nuk e kanë as edhe kurajën ta përmendin.

Lisa ka mbaruar studimet për Drejtësi në Universitetin e Evropës Juglindore, më pas vazhdoi me studimet në Master në Universitetin Justiniani i Parë – “Kirili dhe Metodij”, në fushën e drejtësisë për Procedurë civile.

Duke pasur parasysh natyrën e saj divergjente, ajo sfidoi veten me një drejtim tjetër studimor të psikoterapisë, të cilin aktualisht e studion në Institutin Gestalt dhe Universitetin MIT.

Ajo ka fituar një specializim në Psikoterapinë e Trupit nga Instituti për Analiza funksionale Calvisson në Francë. Ajo është nënë e dy fëmijëve dhe profesionalisht aktive si këshilltare.

Comments

comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *